LAJMI I FUNDIT:

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi është shpallur kampione evropiane në xhudo.

Distria Krasniqi ka korrur edhe një sukses në garat evropiane, duke ia zbardhur fytyrën Kosovës.

Fitorja e xhudistes kosovare vlen për garuesit deri në moshën 23-vjeçare, në garat që po mbahen në qytetin e madh izraelit, Tel Aviv.

Xhudistja kosovare arriti në finale të kategorisë deri 52 kilogram pas katër fitoreve, ku në gjysmëfinale e mposhti garuesen italiane, Fabiola Pidroni.

Ndërsa, finalja e madhe, ku edhe u shpall kampione e Evropës, Krasniqi e fitoi përball xhudistes rumune, Larisa Florian. /Telegrafi/