Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka dorëzuar kallëzimin penal në Prokurori, ndërsa ka thënë se personat përgjegjës që i ka dhënë medieve pamjet nga Qendra e Paraburgimit në Prizren deri sa ende nuk janë dhënë ende rezultatet zyrtare në hetimin e rastit mbajnë përgjegjësi penale.
Kallëzimi penal ka të bëjë me publikimin e pamjeve nga burgu i Prizrenit ku ka vdekur aktivisti i VV, Astrit Dehari, raporton Telegrafi.
Gashi ka bërë të ditur se padi është ngritur kundër personave përgjegjës të Drejtorisë Regjionale të Policisë së Kosovës në Prizren, kundër personave përgjegjës të Ministrisë së Punëve të Brendshme-Agjencioni i Kosovës për Forenzikë, si dhe kundër të gjithë personave përgjegjës që identifikohen gjatë hetimeve nga prokurori përgjegjës.
Gashi theksoi se ky kallëzim penal nuk ka të bëjë fare me mediat, raporton Telegrafi.
Avokati i familjes Dehari ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi që në këtë rast të mos autorizoj prokuror nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe as oficerë të policisë e hetues nga Drejtoria Regjionale e Policisë së Kosovës në Prizren.
“Ne nuk i akuzojmë mediat që i kanë publikuar por personat që i kanë dhënë këto pamje mediave”, tha ai.
Sipas tij, në media janë publikuar pamje konfidenciale të cilat nuk duhet t’i ketë askush përveç hetuesve.
Gashi ka thënë se ka biseduar me prokurorinë Sylë Hoxha, që sipas tij, ka deklaruar se janë befasuar si kanë mundur të dalin këto pamje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A