Mrekullia Leicester, këto janë katër skuadrat që po ‘çmendin’ kampionatet e tyre me ëndrrën për ta fituar titullin (Foto)
Mrekullia Leicester Cityt mund të përsëritet në një tjerë kampionat të rëndësishme në Evropë gjatë këtij sezoni.
Ecuria e ‘Dhelprave’ edicionin e kaluar u ka shërbyer shumë skuadrave të vogla për të kuptuar se nëse japin maksimumin dhe luajnë me zemër, në futboll gjithçka është e mundur.
Nga Nice te Leipzigu për të vazhduar me Istanbul Basaksehir dhe Zulte Waregem, të 4-ta këto skuadra i kanë mundësitë për të bërë atë që realizoi Leicesteri një sezon më parë.
Me një lojtar si Mario Balotelli, Nice po shkëlqen në Ligue 1, teksa kryeson kampionatin me 29 pikë pas 12 javëve të para.
Humbja ndaj Caen të dielën bëri që Monaco dhe PSG ta ngushtonin në 3 pikë distancën me formacionin e Lucien Favre, por nëse ruan këtë ritëm skuadra nga jugperëndimi i Francës i ka të gjitha mundësitë për të fituar titullin.
Nga Nice te Leipzigu në Bundesligë. Fitorja 3-1 ndaj Mainzit, e pesta ti radhazi për skuadrën e drejtuar nga Ralph Hasenhutll e ngjiti Leipzigun në krye të Bundesligës në kuotë të barabartë pikësh me kampionët në fuqi të Bayernin.
Për faktin se ka një sponsor të fuqishëm si Red Bulli, por edhe sepse është një skuadër e Gjermanisë Lindore, Leipzigu duhet të luftojë kundër të gjithëve pasi urrehet nga pjesa më e madhe e Gjermanisë.
Deri tani ata ja kanë dalë dhe me një skuadër që ka një moshë mesatare më të vogël se 23 vjeç po rivalizojnë me Bayernin.
Transferohemi në Turqi aty ku Istanbul Basaksehir skuadra ku luan Sokol Cikalleshi po i mahnit të gjithë.
Fitorja e fundit ndaj Galatasarayt tregoi se skuadra e trajnerit Abdullah Avci nuk ndodhet rastësisht në krye të Superligës turke me 2 pikë më shumë se Beshiktashi.
E themeluar në vitin 1990 skuadra nga Stambolli po mbështetet te përvoja e madhe e ish mesfushorit të Interit që është njëkohësisht edhe kapiteni i ekipit Emre Belezoglu, për të bërë surprizën e madhe në këtë sezon.
Nga Turqia në Belgjikë aty ku Zulte Waregem një skuadër që luan në një stadium me një kapacitet prej 8500 vendesh dhe që në të kaluarën ka fituar vetëm një Kupë të Belgjikës, ka lënë në hije ekipe si Anderlecht, Club Brugge, Gent e Standart Liege.
Në 14 javë kampionat Zulte ka grumbulluar 30 pikë, 5 më shumë se Anderlecht dhe 6 më tepër se Club Brugge.
Atë që bëri Leicesteri vështirë se këto skuadra mund ta realizojnë, por të paktën deri tani, Nice, Leipzig, Istanbul Basaksehir dhe Zulte Waregem po e provojnë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t’i kushtojë miliona euro Barcelonës
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak