LAJMI I FUNDIT:

Garrett i’a kthen Gruevskit: Ndonjëherë dërgojmë mesazhe të ashpëra

Garrett i’a kthen Gruevskit: Ndonjëherë dërgojmë mesazhe të ashpëra

Charles Garrett, sot mori pjesë në panel-diskutimin e organizuar nga Shoqata qytetare MOST me temë për ndarjen e partive politike nga shteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Garrett tha se Britania e Madhe është mbështetëse e madhe e Maqedonisë, në vetvete shihet si një mik kritik ndaj Maqedonisë, si dhe se ata mbështesin gjithmonë kur është e mundur, si në vitin 2005, kur Britania kryesonte me Bashkimin Evropian dhe Maqedonia u bë anëtare-kandidat në BE.

“Një mbështetje të tillë ne mund dhe e kemi bërë, ndërsa mesazhet kritike mesazhet që dërgojmë ne, mendojmë se janë të nevojshme për nxitje të vendit ku duhet të lëvizin gjërat. Kjo do të thotë se ndonjëherë ne dërgojmë mesazhe të ashpëra”, tha Garrett.

Përndryshe kryetari i OBRM-PDUKM, Nikolla Gruevski, në fjalimin e tij në konferencën vjetore të Unionit të grave të partisë, në fjalimin e tij ka kritikuar kundërshtarët politik, ambasadorët e huaj, gazetarët, Prokurorinë Speciale Publike, dhe OJQ-të. /Telegrafi/