LAJMI I FUNDIT:

Harden barazon një rekord të Jordanit (Video)

Harden barazon një rekord të Jordanit (Video)

Houston Rockets ka shënuar fitore kundër Washington Wizards me rezultat 114-106.

James Harden ka arritur një seri statistikash radhazi që më parë e kishte bërë vetëm legjenda e basketbollit Michael Jordan.


Në fitoren ndaj Washington Wizardsit, basketbollisti i Houston Rockets realizoi ‘double-double’ duke shënuar 32 pikë dhe 15 asistime, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, Harden bëhet lojtari i parë pas Jordanit që e arrin shifrën e më shumë se 30 pikëve dhe 10 asistimeve për katër ndeshje radhazi.

Kujtojmë se këtë legjenda e Chicagos, Jordan e kishte bërë këtë në stinorin 1988/89. /Telegrafi/