LAJMI I FUNDIT:

Prindërit e nxënësve janë ngritur në grevë, kundër detyrave të shtëpisë (Foto)

Prindërit e nxënësve janë ngritur në grevë, kundër detyrave të shtëpisë (Foto)

Shoqata e Prindërve të Spanjës, i ka kërkuar nxënësve nga 12 mijë shkolla fillore në vend, që të mos i bëjnë detyrat e shtëpisë për një muaj.

Në këtë formë, ata po protestojnë kundër detyrave të shumta, që mësimdhënësit po i detyrojnë t’i bëjnë pasi të ketë përfunduar mësimi, transmeton Telegrafi.

A 7 years old boy doing his homework with his mom


Të lodhur dhe me shumë obligime, prindërit nuk po arrijnë t’i ndihmojnë dhe kontrollojnë të gjitha punimet e fëmijëve të tyre, andaj kanë hyrë në grevë kundër kësaj dukurie.

Sipas të dhënave, nxënësit e klasave të ulëta i kalojnë rreth 6.5 orë në javë, duke i kryer detyrat e shtëpisë, që është 1.6 orë më shumë se në vendet tjera evropiane.

Boy Doing Homework at Table

Përkundër angazhimit të madh, statistikat tregojnë se nxënësit në Spanjë janë më të dobët shkrim, lexim dhe matematikë, se sa ata nga vendet tjera.

Sipas organizatorëve të kësaj greve, kërkohet edhe ndryshimi i sistemit të ligjërimit dhe heqja e metodës së memorizimit, sepse po dalin të jenë të prapambetura për këtë kohë. /Telegrafi/