LAJMI I FUNDIT:

Klopp i lumtur me paraqitjen e futbollistëve

Klopp i lumtur me paraqitjen e futbollistëve

Jurgen Klopp ndihet i gëzuar me paraqitjen e ekipit të të tij, të cilën e ka quajtur fantastike.

Sipas trajnerit gjerman, Liverpooli tani sa ka filluar ngritjen dhe nuk duhet të humb koncentrimin, pasi janë vetëm një pikë larg vendit të dytë.

“Jam i lumtur me këtë paraqitje. Ishte fantastike ndaj një ekipi që zakonisht nuk është i lehtë për tu mposhtur”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.


“Nëse dikush mendon se të jesh një pike para vendit të dytë është një gjë e madhe, nuk mund ta ndihmoj atë person”.

“Ngritja jonë sapo ka filluar dhe nuk do ta humbim koncentrimin”, përfundoi trajneri gjerman i Liverpoolit. /Telegrafi/