LAJMI I FUNDIT:

SHBA, gjithmonë me shqiptarët

SHBA, gjithmonë me shqiptarët

Politika e Jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të jetë koherente ndaj Kosovës, pavarësisht nëse në krye të Shtëpisë së Bardhës do të vijë kandidatja demokrate Hillary Clinton apo ai republikan Donald Trump.

Kështu vlerësojnë njohës të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme amerikane.

Kjo pasi, sipas tyre, politikat e jashtme amerikane ndërtohen mbi baza afatgjata dhe se kornizat e këtyre politikave i vendos Kongresi, ndërsa presidenti i zbaton ato.


Megjithatë, nuk mohohet fakti që rasti i kandidatit republikan Donald Trump është më specifik për shkak të dallimeve që ky i fundit ka edhe me partinë e tij sa i përket shumë çështjeve.

Profesori i së drejtës ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë për “Zërin“, se parimisht nuk do të duhej të ndryshonin marrëdhëniet në mes të SHBA-ve dhe Kosovës, madje ai thotë se edhe në bazë të praktikave të deritanishme politika e jashtme amerikane nuk ka ndryshuar pavarësisht nëse presidenti ka qenë republikan apo demokrat.

“Parimisht nuk do të duhej të ndryshonin raportet në mes të dyja vendeve. Nëse ndalemi edhe në praktikën e deritashme, pavarësisht kandidatëve demokratë ose republikanë, është dëshmuar që politika e jashtme në përgjithësi dhe në veçanti ndaj Ballkanit e shqiptarëve nuk ka ndryshuar. Madje shtetet e fuqishme, siç është rasti i Shteteve të Bashkuara, nuk ndryshojnë qasjen e tyre sepse politikat e tyre të jashtme ndërtohen mbi baza afatgjata dhe jo afatshkurtra”, ka vlerësuar Hoti.

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori