LAJMI I FUNDIT:

​“Me Mustafin, Arsenali është pretendent për titull”

​“Me Mustafin, Arsenali është pretendent për titull”
LONDON, ENGLAND - OCTOBER 15: (L) Mesut Ozil celebrates scorin the 3rd Arsenal goal ieht (R) Shkodran Mustafi during the Premier League match between Arsenal and Swansea City at Emirates Stadium on October 15, 2016 in London, England. (Photo by Stuart MacFarlane/Arsenal FC via Getty Images)

Ish-trajneri i Arsenalit, George Graham e ka cilësuar lartë Shkodran Mustafin.

Reprezentuesi gjerman që është me prejardhje nga Maqedonia, gjatë verës ka kaluar nga Valencia tek Arsenali.

Me të ardhur në Londër, Mustafi është shndërruar në një lider të mbrojtjes së ‘Topçinjve’ dhe sipas ish-trajnerit të Arsenalit, George Graham, me një futbollist si ai ekipi mund të luftojë edhe për titull të kampionit në Premier Ligë.


“Ka kohë që Arsenali ka pasur nevojë për një mbrojtës të fortë, si mentalisht ashtu edhe fizikisht”.

“Ndonëse është herët për të folur, unë mendoj se ata tashmë e kanë gjetur atë. Më pëlqen shumë sesi e menaxhon lojën në mbrojtje Mustafi, pasi që është një lojtar tipik gjerman. Ai e ka ndalur Diego Costan për 90 minuta dhe nuk e lënë që të krijojë asnjë rast për gol”.

“Besoj se me lojtar të tillë si Shkodrani, Arsenali mund t’ia dal ta fitojë edhe titullin e kampionit”, ka theksuar Graham.

Në këtë fundjavë Arsenali do të zhvillojë derbin e Londrës së Veriut me rivalin Tottenham.