Pas publikimit të listës përfundimtare të votuesve për të cilën anëtarët e KSHZ-së, por edhe katër partitë më të mëdha thanë se është pastruar përfundimisht nga votuesit e dyshimtë, megjithatë situata në terren flet ndryshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në një adresë në këtë qytet janë evidentuar 259 votues. Që të gjithë janë nga familje të ndryshme dhe mbajnë mbiemra të ndryshëm. Ata janë të evidentuar se votojnë në një vendvotim, ndërsa jetojnë në rrugën Ivo Lola Ribar numër 0000.
Ekipi i televizionit Shenja vizitoi këtë adresë për të parë objektin gjigant që duhet t’i kishte grumbulluar të gjithë këta votues. Por në këtë adresë nuk gjendet ndonjë pallatë e madje as edhe ndonjë kasolle, por vetëm një parking të zbrazur.
Banorët e kësaj rruge në bisedë jo formale thanë se më herët në këtë vend ka pasur një shtëpi të vjetër dhe të pabanuar. Në të më pas janë vendosur një familje e varfër, por pas një kohe shtëpia ishte përfshirë nga zjarri dhe ishte djegur e tëra. Më pas në vendin e shtëpisë është ky vendparkim.
Disa nga banorët të cilët gjatë kontrollit në listën e votuesve shumë më herët kishin vërejtur këtë fenomen thonë se para kontrollit të votuesve fiktiv në këtë adresë ka pasur rreth 150 votues. Por gjithnjë sipas rrëfimeve të banorëve të cilat nuk mund të argumentohen, numri i votuesve në këtë adresë pas kontrolleve të kryera nga institucionet, në vend që të ulet është rritur deri në 259 votuesit aktual.
Ndryshe, paraqitja e dhjetëra votuesve në një adresë banimi në Shkup dhe vendbanime të tjera ishte shkaku kryesor që partitë në Përzhino u dakorduan për një metodologji të re të pastrimit të listës së votuesve, metodologji kjo që siç duket si fryt solli 259 votuesit në këtë adresë pa objekt në Tetovë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Kurti: Vdekja e tre fëmijëve në Jabllanicë trishtoi mbarë popullin, njëri prej tyre ishte djali i një polici kufitar
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon hetim të plotë dhe parandalim të ngjarjeve të tilla
Prokuroria nis hetimet pas shembjes së objektit në Jabllanicë që ka shkaktuar vdekjen e tre fëmijëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos