LAJMI I FUNDIT:

Kelmendi synon zona ekonomike në tokat e AKP-së

Kelmendi synon zona ekonomike në tokat e AKP-së

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës, Ramiz Kelmendi, i cili ka marrë detyrën zyrtare këto ditë, sot ka vizituar komunën e Podujevës, ku tha se po synojnë që hapësirat të cilat i menaxhon Agjencia Kosovare e Privatizimit të jenë në shfrytëzim të ndërtimit të zonave ekonomive të komunës së Podujevës në mënyrë që ato zona të jetë një mbështetje për zhvillim ekonomik.

“Kam shumë ide dhe të gjitha këto mu ka dhënë mundësia që t’i përfundoj. Qeveria e Kosovës ka krijuar një fond për garantimin kredive për ekonomi të vogla dhe për këtë e informova kryetarin që afaristët që dëshirojnë të kenë qasje në këtë fond, të konkurrojnë në bankat e Kosovës dhe projektet e atyre që i plotësojnë kushtet për projekte të gjendet mbështetja e tyre me anë të këtij fondi”, tha ai. /Telegrafi/