LAJMI I FUNDIT:

Në Manastir fillon sot konferenca e dialogut ndërkombëtar ndërfetar, ndërkulturor

Në Manastir fillon sot konferenca e dialogut ndërkombëtar ndërfetar, ndërkulturor

Në Manastir fillon sot konferenca e katërt me radhë e dialogut ndërkombëtar, ndërftear dhe ndërcivilizues. Konferenca mbahet në kuadër të Agjendës globale të Kombeve të Bashkuara dhe UNESCO-së për dialog në mes civilizimeve dhe Dekadës së UNESCO-së për pajtim të kulturave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë rreth 150 përfaqësues nga të gjitha religjionet në botë, OJQ-të, profesorë dhe ekspertë nga e tërë bota.

Tema qendrore e konferencës është ”Migrimi dhe sfidat e integrimit përmes dialogut ndërmjet religjioneve dhe kulturave”, ndërkaq nëntema janë ”Familja – burim dhe hapësirë për ndërtiomin dhe ruajtjen e dinjitetit të njeriut dhe vend për rritje në besim” dhe ”Përdorimi dhe keqpërdorimi i mënyrave bashkëkohore për komunikim elektronik dhe i rrjeteve sociale (këndvështrim religjioz)”.


Në kuadër të konferencës do të mbahet edhe një forum katedrash të UNESCO-së të Evropës Juglindore, e quajtur ”Pikëpamjet e katedrave të UNESCO-së nga Evropa Juglindore për migrimin, krizat e refugjatëve dhe terrorizmit so sfidë e dialogut ndërkulturor dhe ndërfetar”.

Konferenca do të përfundojë me zgjedhjen e Komitetit ndërkombëtar organizativ për konferencën e pestë dhe me miratimin e një propozim-deklarate./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Ndizet atmosfera në aeroport, mbështetësit e Kurtit hedhin valle me tingujt e tupanit

Lajme
Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Britania po e shqyrton mundësinë e eksportimit të armëve në Kosovë

Siguri
​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

​KQZ jep detaje për procesin e nesërm të zgjedhjeve, në vendvotime do të numërohen vetëm votat e partive

Lajme
Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Emërimi i Pierce, Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor, Mbretëria e Bashkuar duhet të veprojë

Lajme
Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Një orë protestë dhe tre policë të lënduar! Mbyllet tubimi i opozitës

Lajme
LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

LDK përmbyll fushatën në Prishtinë me thirrje për fitore më 9 shkurt

Politikë
Kalo në kategori