Diçka e madhe po vjen” ishte një status i reperit të famshëm Getoar Selimi, bashkëngjitur një fotoje me Ervin Manushin, një nga pronarët e “Lollipop” në Tiranë. Nuk e dimë nëse e ka pasur fjalën për ceremoninë e dasmës, por Ervini është vëllai i bashkëmoderuesit të Marina Vjollcës në “Procesi Sportiv”, Edi Manushit.
Ndërkohë, bie në sy fakti që Getoari tashmë kalon më shumë kohë në Tiranë, sesa në Prishtinë, pasi po përgatitet për ceremoninë private të dasmës, që do të jetë në Tiranë, më 16 dhjetor.
Vetëm pak më shumë se një vit që nga bërja publike e lidhjes me moderatoren e njohur, reperi shqiptar me famën më të gjatë po merret vetë me çdo detaj të ceremonisë, që pritet të jetë unike dhe e personalizuar. Nuk dihet pse Geti zgjodhi Tiranën për të realizuar dasmën dhe jo Prishtinën, por sipas burimeve tona, ai e ka marrë këtë vendim nisur nga fakti se shtëpia ku banon tani ndodhet në kryeqytet.
Për çiftin më të komentuar të dy viteve të fundit, ceremonia martesore do të jetë simbolike për t’u veshur nuse e dhëndër, pasi në fakt, ata ka kohë që bashkëjetojnë në apartamentin e reperit, që ndodhet në zonën “Kodra e Diellit”. Kështu, artisti më i përfolur, Ghetto Geasy, i jep fund beqarisë ende pa mbushur 35 vjeç me 26- vjeçaren Vjollca.
DETAJET GOLD TË CEREMONISË SË LIDERIT TË “BABASTARS”
Getoar Selimi deri tani përflitet si reperi më i pasur në Kosovë, pasi vetëm për një koncert ai paguhet mbi 5 mijë euro, pa llogaritur produksionet e shumta për artistët e tjerë në studion e “Babastars”. Lideri i grupit, që ka vite që prodhon hite, flitet se po organizon një dasmë unike dhe të personalizuar, pasi edhe pse në karrierën e tij në marrëdhëniet me femrat ka arritur deri te fejesa, kjo është hera e parë që ai po shkon në altar. I njohur për eksperiencat e shumta, më në fund ishte Marina, vajza e duhur që ia mbushi mendjen për t’i dhënë fund beqarisë.
E duke qenë se janë të dy personazhe publike, pritshmëritë për ditën e tyre të jetës janë të mëdha, ndaj reperi ka marrë masat të organizojë gjithçka në perfeksion. Sa u takon fustaneve të nuses dhe kostumeve të tij, do të jenë një alternim i markave të njohura botërore me krijimet e stilistëve shqiptarë. Nuk dihet nëse do të ketë elementë të “Versaces”, që është dhe marka pas së cilës “Uh Baby” titullohet klipi më i ri i Xhensila Myrtezajt, kësaj here në duet të nxehtë me këngëtaren nga Kosova, Kida.
Dy artistet kanë zbuluar misterin e klipit provokues femëror me publikimin e disa fotove nga skenat e tij, por fansat e kanë komentuar këtë projekt si një dalje nga vetja të Xhensilës, e cila deri më tani i kishte qëndruar besnike imazhit të vajzës së përmbajtur. Me një veshje transparente të zezë, Xhensila dëshmon krejt të kundërtën, duke nisur kështu një fazë të re të karrierës si këngëtare tashmë provokuese dhe që guxon me veshjen.
Duke qëndruar brenda modës në muzikë, ajo pas duetit me reperin Mozzik në klipin “Ama Dorën”, ka zgjedhur Kidën për daljen e re muzikore. Kështu, dy këngëtaret nuk do e mbyllin vitin vetëm me bashkëpunimet që sollën me reperin Mozzik. Në këtë duet femrash, ato vijnë të nxehta dhe joshëse. Megjithëse nuk janë dhënë shumë detaje rreth Geti është i dashuruar. Ndërkohë që e ka cilësuar veten një mbret të repit, nuk do të mungojë kurora klasike në dekorimin e sallës apo ambientit me gërmat gold “MMV” (më i madhi në vend).
Ende nuk është zbuluar restoranti dhe këngëtarët që ka ftuar për atë natë, ndërkohë që përpiqet që dhe ftesat t’ua shpërndajë të ftuarve pak ditë para dasmës. Flitet se do të kenë mbi 500 të ftuar në ceremoninë e përbashkët të nuses e dhëndrit, dhe do të celebrohet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pasi dihet që Geti prej gati një viti ka pasaportë shqiptare. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pamjet e koncertit të Camila Cabello-s bëhen virale, stadiumi pothuajse i zbrazët
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t’i ndaj – jemi pothuajse njësoj
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Viktimë e rrjetit 'Albkings', reagon Anisa Veseli: Meshkujt shqiptarë janë më të ulëtit - çfarë të keqe ka nëse një femër i dërgon foto intime një mashkulli
Xheneta reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK: Kam nevojë për kohën time për të reflektuar dhe t’i kapem realitetit jashtë asaj shtëpie
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?