LAJMI I FUNDIT:

Vendimi i Kushtetueses për Trepçën, ky është reagimi i Listës Serbe

Vendimi i Kushtetueses për Trepçën, ky është reagimi i Listës Serbe

Kryetari i Listës Serbe, Slavko Shimiq, ka thënë për Radiotelevizionin Serb se vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është “tendencë” për të vazhduar injorimin e përfaqësuesve politikë të komunitetit serb në Kosovë.

Këto deklarata të Shimiq vinë pasi Kushtetuesja shpalli të papranueshme kërkesën e Listës Serbe për anulimin e Ligjit për Trepçën, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Pas vlerësimit që i ka bërë kërkesës së Listës Serbe, Gjykata Kushtetuese refuzoi edhe kërkesën për masë të përkohshme si të paaplikueshme, përcjell KlanKosova.


“Gjykata Kushtetuese e Kosovës është vënë në shërbim të atyre që e kanë nxitur këtë ligj në Parlamentin e Kosovës, i cili është miratuar në shkelje të procedurave thelbësore”, ka thënë Shimiq.

Sipas tij, deputetët e Listës Serbe kanë paraqitur prova të mjaftueshme që ky ligj ka një ndikim negativ në komunitetin serb të Trepçës.

“Në ankesën tonë ne kemi theksuar në mënyrë të qartë të gjitha shkeljet substanciale dhe procedurale, por të gjitha janë refuzuar sikur komuniteti serb nuk ekziston në Kosovë”.

Ai tha se përkundër këtij vendimi, përfaqësuesit e serbëve në Kosovë do të vazhdojnë të ruajë interesat e tyre dhe do të luftojnë për to.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori