Në tubimin e Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetari i këtij subjekti, Ali Ahmeti shpalosi edhe platformën e BDI-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 11 dhjetor të këtij viti. Për këtë, Telegrafi Maqedoni, ka biseduar me analistët Ramadan Ramadani dhe Sefer Tahiri për të diskutuar rreth premtimeve të Ali Ahmeti dhe diskursin politik në hapjes të fushatës së BDI-së.
Dje, Ali Ahmeti tha se prioritet i BDI-së do të jenë ”Barazi Ekonomike, Vendimmarje konsensuale, Shqipja zyrtare në tërë teritorin, Sundimi i shtetit ligjor dhe Anëtarësimi në NATO!”.
”Nëse shikohet në retrospektivë të cikleve të mëparshme zgjedhore dhe premtimeve në fushata zgjedhore çdo gjë që është përmendur nga Ali Ahmeti dhe grupimi politik që drejton ai në vend se të përmirësohet është keqësuar. Ashtu u përmend më herët “12 pozitat kyçe” dhe në periudhën më pas shqiptarët menjëherë humbën Gjykatën Kushtetuese ku kishin kryetar, të ndjerin Mahmut Jusufi. Mandej përmendeshin proceset euro-atlantike dhe në çdo përmendje ky proces ende më shumë përkeqësohej. Ashtu prej para derëve të BE dhe NATO Maqedonia përmendet vetëm si nje territor pa shtet ligjor në të që tani nuk plotëson kushtet minimale për t’u quajtur shtet ligjor i cili do mund të negocionte për BE dhe NATO. Henedikepi i dytë që i përcjell premtimet parazgjedhore nga ana e Ali Ahmetit në këtë cikël është edhe fakti se çdo gjë që ata flasin shqiptarët e dëgjojnë në sfond me thëniet tani monumentale që patën rastin t’ii dëgjojnë në përgjimet e publikuara nga opozita si “hidhja-futja”, “sa më përket mua mund të rrënosh një fshat të tërë”, “çka bëjmë ne, bën edhe DUI” dhe tjera.” tha për Telegrafi Maqedoni Ramadan Ramadani, analist pranë Institutit për Mendim të lirë “Nisma”.
”Shkurtimisht mund të thuhet asgjë e re në politikën shqiptare. Edhe në këtë fushatë parazgjedhore do të dominojë diskursi etnofolklorik politik, në kuadër të të cilit do të ripërsëriten kërkesat e natyrshme dhe kahmotshme të shqiptarëve, që në thelb kanë synimin për barazi juridike dhe faktike në Maqedoni. Asnjë risi politike nuk përbën platforma zgjedhore e BDI-së, por është një kopjim i platformave nga zgjedhjet e kaluara, gjë që faktografon qëndrimet e kritikëve të kësaj partie në qeverisje se me OBRM-PDUKM-në nuk ka arritur të realiozojë programin e saj. Të angazhohesh për shqipen zyrtare pas 15 viteve në pushtet, duke ditur se një gjë e tillë nuk është realizuar është edhe e kuptueshme, por ta kesh atë pikë kryesore programore është një lloj shterpësie politike, kur dihet se tashmë edhe njëra nga partitë maqedonase, LSDM është shprehu pro zyrtarizimit të shqipes. E gjithë kjo dëshmon se kjo parti vazhdon me slloganin e njohur “Programin që fiton nuk ndryshohet”, që vetvetiu është non-sens.” tha për Telegrafi Maqedoni profesori universitar, Sefer Tahiri.
Telegrafi Maqedoni do të vazhdojë të analizojë deklaratat, premtimet dhe zotimet e partive politike shqiptare në Maqedoni./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
LD themeloi Forumin e Gruas, me të do të udhëheqë deputetja Saranda Imeri
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova