LAJMI I FUNDIT:

Armani Connected, linja e re e orëve të mençura

Armani Connected, linja e re e orëve të mençura

Firma e modës Emporio Armani ka lansuar një set të ri të orëve të mençura të cilat vijnë nën emrin serik, Emporio Armani Connected.

Orët e reja nga Armani do të kenë një numër funksionesh ‘smart’ duke përfshirë njoftimet në kohë reale, përcjelljen e aktiviteteve ditore, përcjelljen e gjumit etj.


“Sot teknologjia ndikon direkt në përditshmërinë tonë. Jam i entuziazmuar të ju prezentojë linjën hibride të orëve të mençura, hap ky që shënon fillimin e kompanisë tonë në botën e pajisjeve ‘smart’. Kjo linjë kombinon stilin, përmbajtjen teknologjike dhe përdorimin e thjeshtë.” – ka komentuar Giorgio Armani.

Orët ‘smart’ nga Armani do të punojnë me telefonat Android si dhe me iPhone. Për më shumë informata mund të vizitoni faqen zyrtare të Emporio Armani Connected.

Edhe në tregun tonë adhuruesit e orëve të Armani mund të zgjedhin modelet e tyre të preferuara në rrjetin e dyqaneve të iAs, përfaqësuesit ekskluziv të më shumë se 25 markave botërore të orëve dhe syzeve.

Së fundmi, iAs ka marrë edhe përfaqësinë zyrtare të markës Casio, e cila ofron edhe modelet e linjës G-Shock, të cilat janë poashtu modele hibride, që janë rezistente ndaj ujit dhe pluhurit si dhe ofrojnë shumë specifika të orëve të mençura.