LAJMI I FUNDIT:

Zyra e BE-së dhe EULEX-i kërkojnë respekt të pakushtëzuar për vendimet gjyqësore

Zyra e BE-së dhe EULEX-i kërkojnë respekt të pakushtëzuar për vendimet gjyqësore

Në një reagim të përbashkët të Zyrës së BE-së në Prishtinë dhe EULEX-it, është theksuar se në demokraci, Parlamenti është një vend për debat politik mbi çështjet kryesore me interes për njerëzit, ndërsa është kërkuar respekt i pakushtëzuar për vendimet gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve.

Reagimi i Zyrës së BE-së dhe EULEX-it vie pas miratimit të Rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për mbrojtjen e vlerave të UÇK-së dhe debateve që janë zhvilluar në Kuvend.


Në komunikatë thuhet se në demokraci, Parlamenti është një vend për debat politik mbi çështjet kryesore me interes për njerëzit, transmeton KosovaPress.

“Ky debat megjithatë duhet të jetë gjithmonë me respekt të plotë të ndarjes së pushteteve gjyqësore, ekzekutive dhe legjislative, si themel i një demokracie. Zyrtarët e zgjedhur dhe autoritetet publike, duke përfshirë anëtarët e Parlamentit, duhet pra të përmbahen nga vënia në pyetje e zbatimit të vendimeve të çështjeve gjyqësore si dhe respektimin e sundimit të parimeve të ligjit, kërkon një respekt të pakushtëzuar për vendimet gjyqësore dhe ndarjen e pushteteve”, thonë Zyra e BE-së dhe EULEX-i.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Gjashtë të lënduar nga aksidenti në Prishtinë, fotografi nga vendi i ngjarjes

Kronika e Zezë
Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Aksident te konviktet në Prishtinë, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Mosmarrëveshje për “përdorimin” e veturës, burri në Kishnicë deklaron në Polici se nuk dëshiron të jetojë më me gruan

Kronika e Zezë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Gjashtë të lënduarit nga aksidenti në Prishtinë po trajtohen në QKUK

Lajme
Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Shtatë xhaketa të ushtrisë, fishekë e radio lidhje – Policia njofton se çfarë u gjet në shtëpinë e të dyshuarit që sulmoi Policinë dhe KFOR-in

Siguri
Kalo në kategori