LAJMI I FUNDIT:

Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK

Ramiz Kelmendi zyrtarisht kalon në LDK

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi sot pasdite zyrtarisht ka aderuar ne Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për KALLXO.com, sekretari i Degës së LDK-së në Pejë, Engelbert Zefaj.


Po ashtu, në rrjetin social “Facebook”, vetë Ramiz Kelmendi ka postuar një fotografi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe stafin e tij, ku edhe ka konfirmuar aderimin në LDK.

“Një foto me kryetarin e Pejës dhe stafin e tij, njëkohësisht ju informojë që nga sot do jem pjesë aktive e LDK-së”, thuhet në postimin e deputetit Kelmendi.