LAJMI I FUNDIT:

Historia e jashtëzakonshme: Njihuni me burrin që dikur ishte i pastrehë dhe i varur nga droga, ndërsa sot është milioner (Foto)

Historia e jashtëzakonshme: Njihuni me burrin që dikur ishte i pastrehë dhe i varur nga droga, ndërsa sot është milioner (Foto)

Tridhjetë vite më parë, Khalil Rafati ishte i pastrehë, i varur nga heroina dhe jetonte rrugëve të Los Angeles-it. Ai ishte shumë i dobët me një pamje të një plaku dhe i mbuluar me lecka të palara. Por, sot ai është milioner.

Rafati është pronar i një biznesi të quajtur “SunLife Organics”, një zinxhir dyqanesh që shet lëngje dhe produkte tjera organike, të cilat i shet në vende të ndryshme të Los Angeles-it, transmeton Telegrafi.


1

Një prej lokaleve të tij të cilin vazhdimisht e frekuentojnë yje të Hollywood-it: si David Duchovny dhe frontmeni i rok bendit legjendar Red Hot Chili Peppers, Anthony Kiedis, ka aq shumë punë sa që krijohen kolona të gjata të njerëzve të cilët presin me padurim të shijojnë pijet e tij “Te Elixir of Life” dhe “Tha Happy”.

Vetëm brenda pesë viteve, Rafati i cili tani është 46-vjeç, ka arritur të ndërtojë një perandori prej lëngjeve për të cilat thotë se ia shpëtuan jetën.

3

Kur Rafati erdhi për herë të parë në Los Angeles, gjithçka dukej se po shkonte si është më së miri. Ai kishte ikur nga vendlindja e tij Ohio, ku kishte pasur një fëmijëri të hidhur pasi ishte abuzuar seksualisht.

Por shumë shpejt suksesi i doli në pah, ku filloi të merret me shitjen e veturave sportive, ndërsa klientët e tij ishin yje të Hollywood-it si: Elizabeth Taylr, kitaristi i rok bendit Guns N’ Roses, Slash si dhe fituesi i çmimit Academy Award, Jeff Brigdges.

4

Por Rafati devijoi paksa kur shijoi famën pasi filloi të provojë lëndë të ndryshme narkotike, ku në fund përfundoi duke konsumuar edhe heroinë. Me kalimin e ditëve ai u bë i varur nga droga dhe kështu në vitin 2001, për pak sa nuk mbeti vdekur në vend nga konsumimi i tepërt (mbidoza).

Por ishin mjekët ata që i shpëtuan jetën, derisa ngjarjet e tmerrshme nuk kishin të ndalur për të. Një vit më vonë ai sërish rrezikoi të humb jetën kur një burrë i armatosur derisa po tentonte të plaçkiste lokalin e tij qëlloi me armë, por që për fat të tij plumbi kaloi sipër kokës së tij.

5

Dhe kështu në vitin 2003 përfundoi në burgun e Los Angeles, ku i tha vetes se duhet të ndryshojë nëse dëshiron të jetojë, transmeton Telegrafi.

Ai filloi të lë pas shpine jetën e egër që e bënte dikur dhe t’i përkushtohet jetës dhe shëndetit në veçanti. Por momenti më kulminant ndodhi, kur një mik e njoftoi për disa pije organike.

6

Rezultat ishte mbresëlënëse pasi ato ia shpëtuan jetën, dhe kështu ai filloi t’i studioi në detaje dhe në vitin 2007 hapi lokalin e tij të parë, ku me pijet e tij u ndihmonte njerëzve të heqin dorë nga droga.

Sot ai konsiderohet si njëri prej biznesmenëve më të suksesshëm në Los Angeles, duke u renditur në top listën e milionerëve të këtij vendi. /Telegrafi/

7

8

9

10

11

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori