Reagon PPD për arrestimin e hetuesit të PSP-së, e quan veprim antiligjor
Partia për Prosperitet Demokratik me një reagim të dërguar Telegrafit në Maqedoni e ka quajtur si antiligjor arrestimin e hetuesve të PSP-së.
”Duke i ndjekur me kujdes zhvillimet e fundit politike në vend Partia për Prosperitet Demokratik konstaton se Maqedonia ka hyrë në fazën e saj kritike të mosfunksionimit të institucioneve të saja. Aty ka një sjellje kaotike ku institucionet veprojnë sipas urdhërave të aparatçikëve partiakë e jo në frymën e kushtetutës dhe ligjeve në fuqi.
PPD konsideron se MBP ende nuk i ka hyrë punës për transformimin demokratik të DSK kërkesë kjo e Raportit Pribe, dhe se ky organ ende vepron me avazin e vjetër si në shtetet policore dhe diktatoriale duke pasur synim parësor ti ndjek qytetarët e jo të jetë në funksion të forcimit të sigurisë shtetërore.”
”PPD gjithashtu konsideron se arrestimet kohë e pakohë të hetuesve të cilët punojnë në funksion të realizimit të detyrave të Prokurorisë Speciale janë një veprim i rrezikshëm antiligjor dhe antikushtetutar për pengimin e punës së PSP-së.”
”PPD i fton partitë nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhvinos me të cilën u krijua PSP dhe komunitetin ndërkombëtar që edhe njëherë të takohen dhe ta riafirmojnë qëndrimin e tyre për përkrahje të parezervë të PSP me qëllim që ajo pa obstruksione ta kryejë punën e saj për të cilën edhe është votuar në parlament.”(sic) thonë nga PPD-ja./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë