Pika të nxehta në takimin e Këshillit Drejtues të SBASHK-ut ishin çështja e fatit të Ligjit për Statusin e Punëtorëve të Arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitin shkollor 1990/91 e deri në vitin shkollor 1998/99 dhe çështja e shkrirjes së shtesës stimulative në pagën pazë për Administratën e Universitetit të Prishtinës.
Sipas komunikatës së lëshuar nga ky takim, Këshilli Drejtues doli me qëndrimin se të vazhdohet me përpjekjet që këto dy çështje të zgjidhen përmes dialogut me institucionet gjegjëse, por nëse deri më 9 nëntor nuk arrihet marrëveshje përmes dialogut, atëherë më 10 nëntor do të thirret mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit Drejtues dhe do të vendoset për veprime sindikale, që nënkupton edhe grevën e përgjithshme në gjithë institucionet arsimore të Kosovës.
Këshilli Drejtues i SBASHK-ut në takimin e rregullt ka debatuar edhe për shumë çështje aktuale në të gjitha nivelet e arsimit të Kosovës.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka informuar Këshillin Drejtues lidhur me përgjigjen me shkrim që Ministri i MASHT-it, Arsim Bajrami përkitazi me kërkesën e SBASHK-ut që të jepet përgjigje dhe që çështjet dhe kërkesat e anëtarësisë të adresohen.
“Nga shkresa shihet se Ministri Bajrami ka mbajtur takime me kryetarët dhe drejtorët e DKA-ve të Komunave të Kosovës dhe i ka kujtuar ata se çështja e pagesës prej 70 % të biletës së udhëtimit dhe tri paga me rastin e pensionit të punëtorëve të arsimit është obligim i pushtit lokal”, tha Jasharaj, transmeton Telegrafi.
Këshilli Drejtues është informuar edhe lidhur me vizitën studimore të një delegacioni të SBASHK-ut në Gjermani sponsoruar nga GIZ-i, vizitë kjo e vlerësuar si shumë e suksesshme.
Këshilli Drejtues është njoftuar edhe me përgatitjet e para që janë bërë lidhur me përpilimin e tekstit të ri të Kontratës Kolektive për Arsimin Parauniversitar, pasi kontratës ekzistuese i kalon afati në prillin e vitit 2017./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët