Në veri të Kosovës vazhdon funksionimi i strukturave paralele serbe, thonë deputetë të Kuvendit të Kosovës nga komisionet për Siguri dhe ai për mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. Këto struktura qenë themeluar dhe mbështetur nga Beogradi zyrtar, që nga periudha e pasluftës.
Çështja e strukturave paralele në veri, por edhe pjesët tjera të Kosovës, është adresuar edhe në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel. Por, sipas delegacionit të Prishtinës në bisedime, marrëveshja për shuarjen e paralelizmave nuk është zbatuar ende në tërësi.
Kryetari i Komisionit parlamentar për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Haxhi Shala, nga subjekti politik Nisma për Kosovën tha për Radion Evropa e Lirë, se lejimi i funksionimit të strukturave paralele serbe në Kosovë është duke e penguar në masë të madhe funksionimin e shtetit.
“Nuk kemi çka të shqetësohemi për strukturat paralele në veri përderisa strukturat paralele ne i kemi në parlament dhe qeveri”, tha Shala duke shtuar se asnjë nga ministrat apo zëvendësministrat dhe deputetët serb nuk kanë pranuar dhe nuk e njohin Kosovën shtet.
Struktura paralele serbe organizohen dhe funksionojnë në kuadër të ashtuquajturave organe të përkohshme, që drejtohen nga strukturat paralele, të mbështetura dhe financuara nga Serbia.
Shala thotë po ashtu se këto struktura, paraqesin rrezik edhe për destabilizimin e vendit. Sipas tij, Qeveria e Kosovës nuk ka forcë e as vullnet politik për zhbërjen e këtyre strukturave paralele.
“Mund të themi lirshëm që të gjitha strukturat paralele e bëjnë shtetin jo funksional përpara qytetareve dhe bashkësisë ndërkombëtar”, ka deklaruar Shala. Tutje ai thotë se shuarja e strukturave paralele duhet të kushtëzohet me dialogun Prishtinë – Beograd.
Kurse, Fadil Demaku, nënkryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, tha se për rend dhe respektim të ligjeve në veri të Kosovës, kërkohet një vullnet dhe gatishmëri më e madhe e Qeverise së Kosovës.
“Kjo çështje ka të bëjë edhe me zbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura deri me tani [në dialogun Prishtinë- Beograd]. Nga pala serbe është parë se nuk ka aspak vullnet për t’i zbatuar marrëveshjet dhe në fakt mos gatishmëria e tyre ka derivuar dhe reflekton në mbajtjen gjallë të këtyre strukturave në atë pjesë të vendit”, ka thënë Demaku.
Autoritetet e Kosovës theksojnë se janë të vetëdijshme për funksionimin e këtyre strukturave, të cilat i cilësojnë krejtësisht të papranueshme. Për të mundësuar integrimin e tyre, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar edhe Ligjin për amnisti, me të cilin mundësohej që ish pjesëtarët e strukturave paralele të integrohen gradualisht në institucionet e vendit.
Deputeti Demaku thekson se për shuarjen e strukturave paralele duhet edhe një ndihmë nga faktori ndërkombëtar që vepron në Kosovë, si dhe një vendosmëri e institucioneve të vendit.
“Kërkohet një vendosmëri shumë me madhe e institucioneve të sigurisë së vendit në bashkëpunim edhe me bashkësinë ndërkombëtare që është prezente këtu për ta ndryshuar gjendjen atje në të mirë të funksionimit të ligjit si edhe në pjesët tjera të Kosovës. Në këtë drejtim atje ka boshllëk dhe duhet bërë me shumë”, ka theksuar Demaku.
Ministrja për dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se po punohet në shuarjen e të gjitha strukturave paralele që ekzistojnë në veri të vendi.
Ai ka thënë se janë ‘zhbërë dhe po zhbëhen strukturat ilegale paralele të Serbisë në Kosovë’ dhe se për ata njerëz që kanë punuar në ato struktura është aplikuar Ligji për amnisti.
Për autoritetet e Kosovës, shuarja e këtyre organeve është një nga kushtet për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, si një prej marrëveshjeve kryesore të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian në Bruksel. /rel/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFaton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje