Pas lirimit të ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, i cili akuzohej për krim të organizuar, të premten ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje, sipas të cilës kjo tregon edhe një herë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Lirimi i ish kryetarit të Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Uka, mbi të cilin rëndonin akuza për krim të organizuar me disa të pandehur të tjerë, tregon edhe një herë për gjendjen jashtëzakonisht të keqe të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
“Shpallja e tij si i pafajshëm, duke u liruar nga njëra akuzë, teksa të tjerat i ishin vjetërsuar, është dëshmia me e mirë që ky sistem është komplet i kriminalizuar dhe udhëhiqet nga kokat e krimit të klanit “Pronto”, në bashkëpunim me misionin ndërkombëtar EULEX, i cili nuk shprehu asnjëherë gatishmëri për të luftuar krimin. E për më keq, EULEX që nuk preku asnjëherë majat e krimit në Kosovë, u korruptua edhe vetë”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.
Sipas partisë opozitare, Uka akuzohej si drejtues i një grupi të organizuar kriminal, të cilët kishin kryer krime të ndryshme.
“Ai akuzohej për shkelje ligjore, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, si dhe për keqpërdorim të ish pronave shoqërore në Çagllavicë e Llapnasellë, bashkë me ish-deputetin e PDK-së Azem Syla. Dhe pikërisht lirimi i tij vjen si pasojë e afërsisë me klanin “Pronto”, që është pasqyrë e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, të cilët veprojnë lirshëm para EULEX-it, mision ky që premtonte rend, ligj e drejtësi”, thotë mes tjerash Vetëvendosje.
“Siç u bë e ditur, bashkë me Ukën dhe të tjerë, në këtë proces gjyqësor akuzohej edhe Fehmi Havolli, eksperti i gjeodezisë në Komunën e Prishtinës, akuza ndaj të cilit u hodh poshtë po ashtu për shkak të vjetërsisë së lëndës. Ndryshe, Fatmir Havolli është mik (vëllai i gruas) i Ministrit të Punëve të Brendshme, Skënder Hysenit, dhe kjo flet qartazi që krerët e ekzekutivit të shtetit e kanë orientuar aktivitetin e tyre vetëm në mbrojtje të kriminelëve, qoftë për shkak të afërsisë familjare, qoftë përkatësisë partiake, apo lidhjeve tjera biznesore”, vlerëson Vetëvendosje.
Sipas kësaj parie, në anën tjetër, pa asnjë provë a fakt vazhdojnë të mbahen në burg gjashtë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, me raste të montuara për veprime terroriste. “Ky pushtet që ka kapur çdo institucion, dhe lufton këdo që synon çlirimin e këtyre institucioneve, çrrënjoset vetëm me angazhimin qytetar. Është pikërisht “drejtësia” e klanit Pronto ajo që ka kushtëzuar humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë dhe pengesa kryesore për zhvillimin e shtetit, sovranizimin e Republikës dhe mirëqenien e barazinë për qytetarët.
Ky rast shpërfaq edhe dështimin e EULEX-it si mision, për çfarë Lëvizja Vetëvendosje! ka paralajmëruar me vendosjen e tij në Kosovë, EULEX, që nuk u mor as me krimet e strukturave të Serbisë përgjatë këtyre 14 viteve të pasluftës në veri të Ibrit, nuk po merret as me krimet e klanit “Pronto”. Madje është shndërruar në bashkëpunëtor të zellshëm të tyre. EULEX nuk solli ligj e drejtësi, por vetëm shkelje të ligjit e padrejtësi.
Lëvizja Vetëvendosje! përveç se shpreh shqetësimin e saj dhe kundërshton një vendim të këtillë, kryekëput politik dhe të shkruar nga kriminelët e klanit “Pronto”, për ta pranuar më pas EULEX-i. Drejtësia nuk është e pamundur, zhvillimi e fuqizimi i shtetit nuk janë të pamundura. Por me këtë rrjet të organizuar kriminal me pushtet politik e gjyqësorë ato po na mohohen vazhdimisht. Ndryshimi politik që e çrrënjos krimin është e vetmja rrugë përpara”, thotë në reagimin e saj Vetëvendosje.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe