LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup gjykohet edhe një person tjetër, i dyshuar si pjesëmarrës në luftimet në Kumanovë

Në Shkup gjykohet edhe një person tjetër, i dyshuar si pjesëmarrës në luftimet në Kumanovë

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ka filluar seanca gjyqësore kundër Sulejman Sula, i njohur si Komandant Sula, i dyshuar për pjesëmarrje në luftimet në Kumanovë. Ai u ekstradua në Maqedoni para afro tre muajve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Osmani 55 vjeçar, si i përfshirë në ‘Grupin e Kumanovës’, ishte arrestuar në Kosovës në korrik të vitit 2015, pas një flet-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Maqedonia.

Pas dorëzimit të të mbijetuarve të konfliktit, ai në mënyrë misterioze, me pranga në duar, arriti t’i ikë policisë maqedonase dhe deri tani nuk dihej gjë për vendndodhjen e tij.


Osmani për disa mediume deklaroi se kishte arritur të arratiset, pasi ishte dërguar nga policia me helikopter për ta treguar vendin e fshehjes së armëve të grupit të armatosur afër fshatit Goshincë.

Tv Shenja bën të ditur se avokati Naser Raufi do t’i propozojë gjykatës që si dëshmitarë për luftimet në Kumanovë dhe si mbrojtje per Sulejmanin, të thirren lideri e BDI-së, Ali Ahmeti, pastaj Artan Grubi, Ejup Halili, Musa Xhaferi, Zemri Qamili, Arif Hasani, Shenasi Memedi, Nimetulla Abdullai, Sadulla Duraku, Sasho Mijallkovi, Mitko Çavkovi, Gordana Jankuloska, Stojançe Angellov dhe Besim Behari.

Prokuroria e akuzon për pjesëmarrje në luftime si pjesëtarë i grupit ndërsa gjykatësja e refuzoi kërkesën për bashkimin e lëndës me të akuzuarit e tjerë për shkak se procesi gjyqësor tashme ka arritur me një faze të mesme.

Suljeman Osmani tha se pajtohet me qëndrimin e avokatit se është I pafajshëm, dhe se do ti thirr këta dëshmitarë që ta dëshmoje pafajësinë ose manipulimin që ia kane bërë personat e propozuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori