LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Skandaloze ajo që bëri Rama me Vuçiqin, Kosova nuk është çiflig i tyre

Berisha: Skandaloze ajo që bëri Rama me Vuçiqin, Kosova nuk është çiflig i tyre
MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Pas raportimit në gazetën “Zëri” se si kryeministri shqiptar, Edi Rama ka nënshkruar me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq marrëveshjen për autostradën e cila kalon nëpër Kosovë, pa qenë në dijeni fare pala kosovare, ka reaguar ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha.

Berisha përmes një statusi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, se kjo që bëri Rama duke e nënshkruar fshehtas marrëveshjen e autostradës Nish-Durrës, është një thikë e mprehtë për kombin shqiptar dhe për Kosovën.

Ish-kryeministri, Berisha ka shkruar se kjo që ka bërë Rama është skandal dhe me pasoja të rënda, transmeton “Zeri.info”.


“Në këtë aspekt pa diskutim është i mirëpritur ndërtimi i autostradës Nish-Merdare. Por është cinizëm dhe provokacion banal për interesin kombëtar, Kosovën, qytetarët dhe autoritetet e saj të flasësh për muaj të tërë për autostradën Nish – Durrës vetëm e vetëm se serbëve ju vret veshët faktorizimi rajonal i Kosovës, dhe të flitet apo të përmendet autostrada Prishtinë – Durrës apo autostrada Ibrahim Rugova!. Skandaloz dhe me pasoja të rënda është firmosja fshehtas nga përfaqësuesit e qeverive, të Ramës dhe Vuçic i marrëveshjes, dokumentit për këtë rrugë dhe projekte të tjera, sikur Kosova të mos ekzistonte apo territori i saj të ishte një çështje apo çiflig Rama-Vuçiç. A nuk është kjo një thikë e mprehtë ndaj interesit tonë kombëtar?”, ka shkruar Berisha, raporton /Zeri.info/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori