Policia ka nisur ofensivën ndaj trafikantëve të drogës. Forcat e policisë kanë zbarkuar në pikat kufitare detare dhe ato tokësore për të ndaluar trafikun e drogës. Sipas burimeve zyrtare, nisur nga situata e krijuar Policia e Shtetit po zbaton një plan të veçantë masash për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, DELTA Force dhe Policia kufitare po kryejnë patrullime në vijën bregdetare prej disa ditësh.
Rreth 272 forca policore patrullojnë non stop 24 orë në vijën bregdetare dhe kufirin jeshil. FNSH-të janë të pajisura me dylbi nate e kamera teknike.
Në planin e masave janë të përfshira edhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe të cilat janë të fokusuara në identifikimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të lëndëve narkotike.
Po kështu Drejtoritë Vendore janë të orientuara në hetimin për të goditur çdo hallkë të kësaj veprimtarie kriminale. Kjo strategji ndodh për herë të parë në Policinë e Shtetit e cila përfshin FNSH në patrullim në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Sikundër për herë të parë po ndodh që Policia e Shtetit po identifikon dhe godet magazinat e grumbullimit dhe të përpunimit të lëndëve narkotike.
Jo më larg se mbrëmjen e kaluar në Krujë u zbuluan 1.3 ton kanabis dhe u arrestuan 11 persona.
Në videon e publikuar nga Policia e Shtetit tregohen momente nga patrullimi i FNSH-ve në vijën bregdetare për parandalimin dhe goditjen e rasteve të trafikut. Komandanti i forcave madje iu bën thirrje efektivëve të bëjnë gati snajperët.
Komandanti: Në bazë të detyrave që kemi për të kryer, do ndahemi me grupe për të bërë patrullimin dhe lartësitë për luftën që bëhet ndaj trafiqeve të paligjshme të lëndëve narkotike. Snajperat do zini pozicionet në lartësi. Për çdo lloj konstatimi që do bëni do vihet direkte në njoftim 40-ta dhe 47/1”, deklaron komandanti. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe