LAJMI I FUNDIT:

Berlini i ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Maqedoni

Berlini i ka përshëndetur zhvillimet e fundit në Maqedoni

Zëvendësministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki e filloi vizitën e punës në Gjermani gjatë të cilës sot dhe nesër do të realizojë takime pune me shumë përfaqësues të institucioneve gjermane, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poposki sot u takuar me kryetarin e grupit parlamentar për Evropën Juglindore Stefan Albani, i cili e përshëndeti zhvillimin e gjendjeve politike në Maqedopni dhe mbajtjen e pashmangshme të zgjedhjeve të parakoshme më 11 dhjetor. Poposki poashtu u takuar edhe me anëtarë të tjerë të Bondestagut gjerman, Hainze Zele, Vadefull dhe Nikolla Juratoviq.

Poposki nesër në Berlin me ftesë të shefit të diplomacisë gjermane Frank Valter Schtainmaer do të marrë pjesë në takimin ministror të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE). /Telegrafi/