LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim shumë të mirë

Mustafa: Kosova dhe Shqipëria kanë bashkëpunim shumë të mirë

Shumë marrëveshje janë arritur ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, por disa prej tyre kanë ngecur, mirëpo, për kryeministrin e Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa, natyrisht që mund të bëhet më shumë në raportet mes Prishtinës dhe Tiranës.

Duke mos dashur të komentoi diskutimet e fundit për raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë, Mustafa tha se nuk sheh arsye për të diskutuar për çështje të diskutimeve të cilat ai i quajti normale, mes dy shteteve.


Isa Mustafa tha se sa i përket avancimit dhe bashkëpunimit të Kosovës me Shqipërinë, në të gjitha marrëveshjet, po punohet që të arrihen rezultatet e duhura dhe të pritshme.

“Unë vlerësoi se ka rezultate shumë të mira sa i përket avancimit dhe bashkëpunimit tonë me Shqipërinë, në të gjitha marrëveshjet po punohet që të zbatohen. Natyrisht që nuk arrijmë në asnjë moment që ne ta kemi një situatë ideale që çdo gjë që është shkruar të zbatohet me kohë. Por, ne jemi të kënaqur me bashkëpunimin dhe me marrëveshjet dhe me implementimin e tyre. Nuk shoh as një arsye që ne tash të krijojmë një ambient të diskutimeve për çështje të cilat në mënyrë shumë normale mund të diskutojmë ne bashkërisht”, tha kryeministri Mustafa.

Këto komente kreu i Qeverisë së Kosovës i ka bërë pas vizitës së tij në Konventën e Industrisë së drurit që po mbahet në periferi të Prishtinës, dhe ndërlidhen me diskutimet e fundit të ngritura për dhe rreth raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Kalo në kategori