Catriona White, ish e dashura e Jim Carreyt, e cila kreu vetëvrasje vitin e kaluar, ka shkruar një letër lamtumire duke zbuluar detaje të lidhjes së tyre.
Hetuesit kanë gjetur pas vdekjes së White disa mesazhe, e para e cila është shkruar në tetor të vitit 2012, dy muaj pasi filloi romancën me aktorin e Hollivudian dhe një të tillë, një muaj pasi ndërroi jetë babai i modeles.
Siç shkruan TMZ, ajo ka shkruar se nuk i përket kësaj bote dhe se “nuk ndihet më e gatshme që të dashurojë dikë”, transmeton Telegrafi.
Jim dhe Catriona kanë qenë në lidhje përgjatë tre vjetëve, ku disa herë u ndanë dhe u bashkuan.
Mesazhi i mëposhtëm është shkruar në maj të vitit 2013, pas një fjalosje mes tyre dhe thuhet se Catorina ia ka bërë ‘jetën ferr’.
“Gjaku im është në duart e jote. Ti e ke shkrep armën në mua”, shkroi ajo.
Catriona një dozë fatale të barnave e ka konsumuar vitin e kaluar dhe gjatë asaj kohe nuk ishte me aktorin 54-vjeçar.
Një vit pas vdekjes së Catrionës, nëna e modeles ngriti një padi kundër Kerryt duke thënë se ai ishte përgjegjës për vdekjen e White. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251