LAJMI I FUNDIT:

Detaje rrëqethëse nga vetëvrasja e ish-të dashurës së Carryet dhe mesazhi i saj lamtumirës (Foto/Video)

Detaje rrëqethëse nga vetëvrasja e ish-të dashurës së Carryet dhe mesazhi i saj lamtumirës (Foto/Video)

Raporti për vdekjen tragjike të të dashurës së Jim Carreyt, e cila bëri vetëvrasje në shtatorin e kaluar, zbulon disa detaje rrëqethëse për ditët e fundit të jetës së saj.

Daily Mail i ka publikuar të dhënat e raportit për Cathriona White, e cila ka vdekur si pasojë e dozës së madhe të barnave që mjeku ia kishte shkruar pikërisht aktorit, ndërkohë që i ka kombinuar edhe me një numër të madh tabletash të tjera.


cat

Stilistja nga Irlanda është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Los Angeles më 28 shtator të vitit 2015. Tash është zbuluar se vetëm disa orë para vdekjes kishte marrë një mesazh nga aktori, i cili e pyeste se ku i ka barnat.

LEXONI PO ASHTU: E dashura e Carreyt vret veten, nga pikëllimi pas ndarjes?!

Disa ditë më parë, Carrey dhe Cathriona ishin ndarë. Në raport thuhet se pak para vdekjes, ajo u kishte thënë miqve se është shumë e dashuruar në komikun e famshëm dhe se lidhja e tyre është ‘e stuhishme’. Spekulohet se ka qenë në depresion për shkak të problemeve në dashuri, sepse identitetin e saj e lidhte ngushtë me Carreyn.

Trupi i pajetë i Cathrionas është gjetur në krevatin e saj. Kishte veshur bluzë të kuqe dhe të brendshme të zeza, ndërsa ishte e rrethuar prej tabletave. Në dorë mbante telefonin celular. Është gjetur edhe mesazhi lamtumirës dhe një letër e gjatë kushtuar Jim Carreyt.

I kam kaluar tri ditë në mosbesim që nuk je këtu. Mund të vazhdoj me zemër të thyer dhe duke u përpjekur që ta bashkoj përsëri. Mundem, por këtë herë nuk kam vullnet për këtë. Më vjen keq që nuk ke ndier se nuk jam këtu për ty. Jam munduar të të ofroj më të mirën që mundem”.

“Nuk jam e sigurt rreth varrimit dhe gjërave të tilla. Ti je familja ime, prandaj çfarëdo që të zgjedhësh është në rregull. Të lutem, më fal, unë thjesht nuk jam për këtë botë”, ka shkruar mes tjerash ajo.

jimcat

GJITHASHTU LEXONI: Carrey barti arkivolin e të dashurës së ndjerë dhe qau (Foto)

Hetuesit thonë se në trup nuk ka pasur lëndime, ndërsa ajo kishte vdekur disa ditë para se të gjendej trupi i saj, transmeton Telegrafi.

Mesazhin e fundit e kishte dërguar më 24 shtator, katër ditë para se të gjendej trupi i saj i vdekur, ndërsa ia kishte dërguar pikërisht Carreyt. Në mesazh e kishte pyetur se ku ndodhej, se a ishte zgjuar dhe se a mund ta thërriste në telefon. Disa orë më pas kishin biseduar. Ky ka qenë aktiviteti i saj i fundit në telefon.

Besohet se pas asaj bisede, Cathriona kishte rënë në depresion dhe ishte mbyllur në shtëpi. Të nesërmen, aktori i kishte dërguar sërish mesazh për ta pyetur nëse e di ku ndodhen barnat e tij, por ajo nuk i është përgjigjur.

Jim Carrey dhe Cathriona White janë njohur në vitin 2012, kurse një vit më pas ishin ndarë. Miqtë e saj kanë treguar se në gjashtë muajt e ardhshëm sa nuk ishin bashkë, ajo ka qenë në depresion dhe vuante nga pagjumësia. Në vitin 2014, ata janë kthyer sërish bashkë.

Pas vdekjes, u mësua se Cathriona kishte qenë e martuar më herët, ndërsa ish-burri i saj ka konfirmuar se ajo ka qenë depresive dhe kishte pasur mendime vetëvrasëse gjatë kohës sa ishin bashkë. /Telegrafi/

jimfund

Në trend Magazina

Më shumë
Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Romeo Veshaj qan teksa shihet i prekur nga nominimi i Eglës, por nuk është në dijeni për të gjithë ngjarjen

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Moment emocionues - Kiara Tito sjell një foto të Luizit duke mbajtur në krah vajzën e tyre të porsalindur

Magazina
Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Demi Moore jep detaje për sëmundjen e rëndë të Bruce Willis, po përgatitet për t'i dhënë lamtumirën

Magazina

"Nuk ia kisha dëgjuar kurrë as emrin", Diola Dosti tregon se si nisi lidhjen me Erolld Belegun dhe nëse e kishte takuar më parë

Magazina

"Jam duke qarë", Kejvina befason të gjithë me komentin që i bëri Luizit dhe Kiarës

Magazina
Kalo në kategori