LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë u shpërbë, çfarë më tutje?

Kuvendi i Maqedonisë u shpërbë, çfarë më tutje?

Pas shpërbërjes së sotme të Kuvendit, prej sot do të rrjedhin afatet për veprimet zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 dhjetor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputetët me 110 vota “për” votuan për shpërndarjen e Kuvendit, dhe KSHZ-ja do të duhet t’i organizojë zgjedhjet.

Kryetari Trajko Veljanoski do t’i nënshkruajë zgjedhjet, kurse partitë politike që marrin pjesë në zgjedhje duhet të nënshkruajnë kodin për zgjedhje korrekte dhe demokratike.


Sot, Veljanoski ai do të takohet me kryetarin dhe zv. kryetarin e KSHZ-së dhe do të nënshkruajë vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 11 dhjetor.

Ministria e Punëve të Brendshme pritet të japë të dhënat e qytetarëve në KSHZ dhe më 27 tetor KSHZ-ja duhet t’i vë në Listës zgjedhor, për kontrollë që do të zgjasë gjysmë muaj.

Fushata fillon më 21 nëntor dhe do të zgjasë deri më 9 dhjetor në mesnatë. Zgjedhjet do të monitorohen nga OSBE/ODIHR-i./Telegrafi/