LAJMI I FUNDIT:

Shumë shpejt nënshkruhet deklarata e liderëve për demarkacionin

Shumë shpejt nënshkruhet deklarata e liderëve për demarkacionin

Naim Rashiti nga Grupi Ballkanik për Politika, i cili deri më tani ka arritur të ulë për të gjashtën herë përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës në një tavoline është optimist palët mund të merren vesh për çështjen e demarkacionit.

Ndonëse refuzon të flasë për media, ai më anë të një statusi në ‘Facebook’ ka paralajmëruar qe kjo javë do të jetë fillim i angazhimit gjithëpërfshirës dhe intensiv për arritjen e një ujdie për demarkacionin.

“Pres qe kjo jave të jete fillimi i angazhimit gjithëpërfshirës dhe intensiv për, siç e kemi quajtur ne draft deklaratën e përafruar, “bërjen e procesit te demarkacionit……”. Duhet ende pune shume!, ka shkruar Rashiti në Facebook.


E në anën tjetër, zyrtarë të cilët po marrin pjesë në këto takime ia hedhin fajin njëra tjetrës për mos nënshkrimin e kësaj deklarate.

Elmi Reçica, i cili ka përfaqësuar PDK-në, në disa takime ka thënë se PDK është e angazhuar qe të përmbyllet sa me shpejt ky proces.

“Deri më tani janë mbajte pesë takime. Një ka qenë i liderëve, katër në mes të përfaqësuesve të partive parlamentare shqiptare dhe kemi të bëjmë më një shkallë të marrëveshjeve. Ka mbetur qe liderët politikë ta përmbyllin këtë proces dhe deri tash nuk ka ndodhur. Është e dëshirueshme dhe ne si PDK angazhohemi qe ky proces ë përmbyllet. A do të përmbyllet nuk mund ta them me siguri, mirëpo jemi lidhtar qe të realizohet ajo”, ka deklaruar Reçica për ‘Indeksonline’.

Ai ka thënë se PDK dhe LDK kanë dëshmuar se janë të interesuar qe të arrihet një konsensus për demarkacionin dhe mungesa e konsensusit, sipas tij, mund të jetë arsye pse nuk është proceduar deri me tash demarkacioni.

Ardian Gjini, nënkryetar i parë i AAK-së, ka thënë për ‘Indeksonline’ se ky proces mund të zhbllokohet, nëse qeveria ka vullnet.

“Deklarata mes liderëve do të mund të nënshkruhej, nëse ekzekutivi tregon gatishmëri dhe vullnet. Tani për tani nuk kam ndonjë informacion. Të shohim si do të rrjedhin zhvillimet ka thënë Gjini.

E, Bilall Sherifi, i cili përfaqëson Nismën për Kosovën në këto takime ka thënë se ende nuk kanë marrë ftesë për të vazhduar me takimet e radhës.

Ai tregon për ‘Indeksonline’ se cila është ideja dhe çka do të përmbante deklarata, e cila do të nënshkruhej nga pesë kryetaret e partive më të mëdha në vend.

“Ideja e nënshkrimit të deklaratës nga kryetarët e partive politike parlamentare kishte për qëllim që në njërën anë të mos procedohet në kuvend versioni aktual dhe në anën tjetër të hapet rruga për të ndërtuar një konsensus në funksion të fillimit të një procesi të ri për demarkim të kufirit Kosovë-Mali i Zi”, ka deklaruar Sherifi.

Ai akuzon dy partitë mëdha në vend se kanë humbur pa nevoje kohë për të marrë vendim se a duan ajo jo ta nënshkruajnë atë letër.

“Tani do ta shohim se a ka ende kuptim nënshkrimi i një letre të tillë pa një plan të qartë të përbashkët se si si do të lëvizim më tej”, ka shtuar Sherifi

‘Indeksonline’ ka provuar të marrë edhe qëndrimin e përfaqësuesve të LDK-së, dhe Vetëvendosjes të cilët kanë qenë pjesë e këtyre takimeve, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Në trend Lajme

Më shumë
I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

I arratisuri Faton Hajrizi: Nëse vjen puna me shku në burg do të konfrontohemi keq - dikush ka me pësu rëndë

Lajme
Nëna e Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Nëna e Faton Harjizit: Presidentja Osmani e di historinë e djalit, ka qenë përkthyese në gjykimin ndaj tij në 2001-ën

Lajme
Familjes Berisha nga Klina, i digjet stalla bashkë me lopë

Familjes Berisha nga Klina, i digjet stalla bashkë me lopë

Lajme
Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në

Arrestohet Nazmi Mulaku nga Vushtrria, në videot e tij në "TikTok" pretendonte se është mjek popullor

Lajme
Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Nga e mërkura pasdite pritet rënie e temperaturave, rrebeshe shiu e erëra të fuqishme

Lajme
Tajlanda, zyrtarisht heq vizat për qytetarët e Kosovës

Tajlanda, zyrtarisht heq vizat për qytetarët e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori