LAJMI I FUNDIT:

Vazhdon çregjistrimi i nxënësve nga shkollat e Maqedonisë, për shkak të shpërnguljes ose emigrimit

Vazhdon çregjistrimi i nxënësve nga shkollat e Maqedonisë, për shkak të shpërnguljes ose emigrimit

Shpërnguljet masive të popullsisë jashtë Maqedonisë, nuk kanë të ndalur. Kjo gjë tanimë vërtetohet edhe nga të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, nëse shohim numrin e nxënësve të shkollave fillore që janë çregjistruar gjatë vitit shkollor 2014-2015, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dhënat thonë se vetëm gjatë vitit të kaluar akademik, për 2334 nxënës që janë çregjistruar, shkak i çregjistrimit ka qenë shpërngulja. Prej tyre, 1389 janë shpërngulur jashtë shtetit apo në vend të panjohur, ndërsa të tjerët kanë migruar brenda Republikës së Maqedonisë.

Këto janë të dhëna alarmante, duke pasur parasysh se bëhet fjalë vetëm për nxënësit e shkollave fillore, pra këtu nuk përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme, studentët, apo shtresat tjera të popullsisë. Të paktën nga këto të dhëna, mund të thuhet se mbi 1000 familje janë shpërngulur jashtë Maqedonisë vetëm për një vit.


Sipas Tv Shenja, të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, nuk japin detaje për përkatësinë etnike, apo rajonet nga të cilat kanë ndodhur shpërnguljet.

Ajo që është më shqetësuese në këtë rast, është shpërngulja e të rinjve. Ndryshe, 50% nga personat e papunë, u përkasin grupmoshave të reja. Gjithashtu, duke u bazuar edhe në të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave, shqetësues është edhe fakti se tanimë shpërngulen familje të tëra, bashkë me fëmijët./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Rohde viziton deponinë në Mirash: Gjithçka këtu është e ndotur – ajri, uji dhe toka

Lajme
Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Raportimet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike, ZRRE del me njoftim

Lajme
Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Paralajmërimi i Alibeajt: Është radha e Edi Ramës në SPAK

Lajme
Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Buzhala: Qeveria dhe KEK-u po bëjnë gabim prej 170 milionë eurosh në rikonstruimin e njësisë A3

Lajme
Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Ramabaja: Për të varfrit rryma është e lirë, por ata që nxehen me rrymë paguajnë shtrenjtë

Lajme
Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë, Prokuroria Speciale jep detaje

Drejtësi
Kalo në kategori