Henrik Bohme
Pas kolapsit të vlerës së aksioneve të Deutsche Bank-ës, në fund të shtatorit ajo u ndodh nën nivelin e dhjetë eurove – në ditët e para të tetorit kursi u ngjit sërish. Por nuk mund të flitet për qetësim të situatës. Në Uashington, ku këto ditë takohet elita financiare e botës, shtëpia bankare gjermane është temë numër një diskutimi. Të paktën pas perdeve. Por edhe në deklarata zyrtare: Deutsche Bank duhet t’i bëjë detyrat e saj të shtëpisë – ky është paralajmërimi që vjen nga ekspertët e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Që të përmendësh një bankë të vetme: ky është një fenomen tepër i pazakonshëm. Menjëherë Berlini zyrtar u ankua në Uashington – gjë që nuk e bën më të mirë gjendjen.
Në fund të fundit, aktualisht nuk po përpiqet vetëm shefi i Deutsche Bank, John Cryan, por edhe Qeveria gjermane që ta ulë një gjobë prej 14 miliardë dollarësh me të cilën kërcënojnë autoritetet e SHBA. Argumenti kryesor: një dënim i tillë do ta rrënonte bankën. Por kjo do të linte gjurmë të qarta edhe në SHBA. Në Gjermani ndërkohë shefat e sipërmarrjeve të mëdha janë të shqetësuar për gjendjen e Deutsche Bank dhe bëjnë deklarata verbale në mbështetje të bankës. Në rast ekstrem, thuhet, nuk do të jepet ndihmë vetëm me fjalë, por edhe me para.
Sigurisht: nuk do të ishte me vend keqardhja. Deutsche Bank nuk është e vetmja që ndodhet në këtë gjendje modeste. Vetëm këtë javë, Commerzbank-a gjermane, holandezja ING dhe spanjollja Banco Popular lajmëruan shkurtimin e gjithsej 20.000 vendeve të punës. Që prej shpërthimit të krizës financiare, bankat e Evropës kanë shkurtuar tashmë më shumë se 150.000 vende.
Dobësimi i shumë ekonomive popullore në Evropë për shkak të krizës financiare, ka çuar edhe në politikën e interesave bankare zero të Bankës Qendrore Evropiane. Interesat e ulëta bankare mund ta kenë penguar nga njër anë kolapsin ekonomik. Nga ana tjetër kemi një shpronësim gjigand të vlerës së parave të kursyera. Dhe natyrisht që pa interesa bankare bankat nuk janë vërtet në gjendje të mbijetojnë. Por: ja që atyre u duhet edhe një model biznesi i sigurt për të ardhmen. Në rastin e Deutsche Bank-ës ky model mungon.
Përsa i përket Deutsche Bank-ës, këtu nevojitet tani një lëvizje çliruese. Për shembull një shkëputje e degës së investimeve. Ose shitja e administrit të pasurive. Ose, ose, ose. Banka duhet të arrijë më në fund që të kalojë në ofensivë. Ajo duhet të zhvillojë një profil të ri. Kanë nisur shumë procese, por në një anije të tillë të madhe natyrisht që duhet të kalojë shumë kohë sa të ndihet efekti. Por këtë kohë banka nuk e ka më. Lëngimi duhet të marrë fund. Përndryshe mbetet vetëm çështja: kujt i duhet në fakt kjo Deutsche Bank?
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City