LAJMI I FUNDIT:

Policia konfirmon: Janë sugjeruar zyrtarët të mos udhëtojnë nëpër Serbi

Policia konfirmon: Janë sugjeruar zyrtarët  të mos udhëtojnë nëpër Serbi

Policia e Kosovës ka reaguar lidhur me shkrimin “Policia e Kosovës ua ndalon pjesëtarëve të saj kalimin nëpër Serbi”, por nuk ka mohuar lajmin se u është thënë policëve të Kosovës të mos udhëtojnë nëpër Serbi.

Lexoni të plotë reagimin e Policisë së Kosovës:

“Duke iu referuar një shkrimi sot në portalin ‘Telegrafi.com’ dhe të shpërndarë edhe nëpër disa mediume tjera me titull ‘“Policia e Kosovës ua ndalon pjesëtarëve të saj kalimin nëpër Serbi’,


Policia e Kosovës sqaron si në vijim:

Policia e Kosovës respekton të drejtën e secilit për të lëvizur lirshëm, megjithatë referuar zhvillimeve të fundit me rastin e arrestimit të drejtorit rajonal të Mitrovicës-Jugu, nënkolonel Nehat Thaqi në Serbi, Policia e Kosovës ka për obligim t’i informojë dhe t’i sugjerojë punonjësit e vet se shkuarja dhe lëvizjet nëpër Serbi rezultojnë të jenë jo të sigurta dhe me pasoja të paparashikueshme për punonjësit tanë.

Prandaj, nuk kemi të bëjmë me ndonjë ndalim siç është shkruar apo raportuar nëpër disa media, por PK-ja ka për obligim që zyrtarët e vet t’i sugjerojë dhe t’i mbajë të informuar lidhur me zhvillimet në vazhdimësi.

Veprime aktive janë ndërmarrë nga Policia e Kosovës për sqarimin e këtij arrestimi përderisa çështja  ka kaluar në trajtim të një niveli tjetër më të lartë shtetëror dhe është e domosdoshme që raste të tilla të mos përsëriten”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Ministri i Mbrojtjes thotë se kanë shpenzuar 238 milionë euro për blerje të armatimit: Ushtria po forcohet

Siguri
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme
Eksperti i trafikut bën

Eksperti i trafikut bën "ekspertizën" nga vendi ku ndodhi aksidenti tragjik me tre të vdekur, flet për shkaqet e mundshme

Lajme
Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Sveçla për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

Lajme
Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Raportet me Edi Ramën, flet kryeministri Kurti

Politikë
Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Tahiri, Kurtit: Qeveria nuk ka pse të bëjë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve

Lajme
Kalo në kategori