LAJMI I FUNDIT:

Maldini i thotë ‘jo’ Milanit, tregon edhe arsyen

Maldini i thotë ‘jo’ Milanit, tregon edhe arsyen

Paolo Maldini thotë ‘jo’. Ish-kapiteni i Milanit nuk do të jetë drejtori teknik i klubit pasi kinezët të kenë marrë pronësinë.

Lajmërimi erdhi nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook të vetë Maldinit.


“Nuk kam shtruar asnjë kërkesë ekonomike, por që në takimin e parë kam thënë që përcaktimi i rolit tim do të ishte çelësi i një bashkëpunimi të mundshëm. Nuk do të pranoj kurrë të përdorem thjesht si një “flamur i thjeshtë”. Nuk kam kërkuar kurrë një rol si ai i Gallianit”.

“Më është propozuar roli i drejtorit teknik, por është marrë në punë një drejtor sportiv i besuar i administratorit të deleguar, kështu që, sipas organigramës që m’u prezantua, duhet të ndaja çdo projekt, blerje ose shitje me drejtorin sportiv”.

Formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve (Foto)
Lexo po ashtu Formacioni me lojtarët më të mirë që kanë luajtur ndonjëherë në Ligën e Kampionëve (Foto)

“Kur pyeta se si do të veprohej nëse me drejtorin sportiv nuk do të ishim me një mendje, nga zoti Fassone m’u tha që do të vendoste ai. Thënë këtë, nuk besoj se ishin premisat për një skuadër fituese”, lexohet në postimin e Maldinit.

Ish-mbrojtësi shkruan: “Vlerat e mia dhe pavarësia ime e mendimit do të jenë gjithmonë më të rëndësishme për mua sesa çdo vend pune”.

Maldini e mbyll letrën e tij duke thënë se është i “hidhëruar për një ëndërr që u shua”.

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori