LAJMI I FUNDIT:

Tesla do të publikojë një produkt të “pa pritshëm” gjatë javës që vjen (Foto)

Tesla do të publikojë një produkt të “pa pritshëm” gjatë javës që vjen (Foto)

Elon Musk ka shkruar në Twitter, se prodhuesi i makinave elektrike që ai drejton, do ta lansojë një produkt të “pa pritshëm” të hënën me 17 tetor.

Megjithëse pyetja më e pritshme ka qenë se çfarë do të jetë, ai nuk e ka thënë asnjë fjalë, transmeton Telegrafi.

Musk nuk ka shpjeguar asgjë, ndërsa mediet që shkruajnë për vetura i kanë pyetur të gjithë bashkëpunëtorët e tij, por ka qenë e kotë.


Deri më tani, dihet se Tesla do të lansojë me 28 tetor panelet diellore që do të jenë në veturat e reja të këtij prodhuesi.

Disa spekulojnë se e “pa pritshmja” ka të bëjë pikërisht me këtë produkt që tërheqë energjinë diellore, por Musk e ka hedhur poshtë një gjë të tillë.

Diçka që ka të bëjë me autopilotin, rritja e kohëzgjatjes me vetëm një mbushje, modifikimet e Model 3, apo diçka krejt tjetër, janë mendimet e ndryshme për risinë që zbulohet në fillim të javës së ardhshme. /Telegrafi/

Tesla do të publikojë një produkt të pa pritshem gjate javes qe vjen foto 2

Tesla do të publikojë një produkt të pa pritshem gjate javes qe vjen foto 3

Tesla do të publikojë një produkt të pa pritshem gjate javes qe vjen foto 4