LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për katër persona të dyshuar, plaçkitën pompën e benzinës ‘Makpetrol’

Paraburgim për katër persona të dyshuar, plaçkitën pompën e benzinës ‘Makpetrol’

Prokuroria Publike – Gostivar ka sjellë urdhër për zbatimin e një hetimi kundër tre personave nga Gostivari njërit nga Tetova të dyshuar për kryerje të krimit Grabitje nga neni 237, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 në lidhje me nenin 19 të Kodit Penal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Të dyshuarit janë akuzuar për përdorimin e forcës dhe kërcënimit për të sulmuar drejtpërdrejt jetën e tjetrit, janë përpjekur për vjedhje në pompën e benzinit “Makpetrol”, që ndodhet në rr. “Ilinden” në Gostivar.

Njoftohet se njëri prej të dyshuarve e ka goditur me shkop njëri prej të punësuarve .


Prokuroria Publike – Gostivar kundër të dyshuarve ka paraqitur propozim për caktimin e paraburgimit. Gjyqtari i Procedurës paraprake nga Gjykatës Themelore në Gostivar ka pranuar propozimin, dhe të katër të dyshuarve u është caktuar paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh nga dita e arrestimit të tyre. /Telegrafi/