Sokol Kushta është futbollisti që e ka shënuar golin e fundit për Shqipërinë në një ndeshje kundër Spanjës.
Në duelin e vitit 1993, Kombëtarja kuqezi pësoi me rezultat 1-5, ndërsa asokohe ai së bashku me Lefter Millon udhëtuan me paratë e tyre nga Greqia deri në Tiranë për ta zhvilluar atë ndeshje, ndërsa sot legjenda vlonjate nuk ka asnjë biletë për të parë ndeshjen në stadium.
“Unë kam ardhur për gjithë natën me makinën time bashkë me Lefter Millon, me lekët tona, në mënyrë që të ishim prezentë në Tiranë. Sot ndeshjen prapë e shikoj me lekët e mia. Këto janë kujtimet e mia. Kam luftuar me dinjitet në Greqi si i vetmi shqiptar, jo vorio-epiriot që të nderoja vendin tim dhe sot nuk marr dot një biletë… Kur mu lutën tek Olimpiakosi të luaja si vorio-epiriot, nuk pranova si nacionalist që jam. Çfarë fitova nga vendi im?! As një biletë dhe kjo që po them është figurative”.
“Realiteti është se nuk fitova asgjë, përveç respektit të njerëzve kudo që vete. Kjo nuk është vetëm për mua. Të gjithë shokët e mi bashkëlojtarë të Kombëtares këto fjalë thonë, këto gjëra ndiejnë. Presidenti e filloi mirë me Kampionatin Evropian. Bravo, se të gjithë e meritojnë se kanë dhënë për Kombëtaren, por duhet ta vazhdojë që ne të jemi gjithnjë në raporte të tilla respekti. Nga ne futbolli nuk humbet, qoftë dhe 100 bileta falas, por fiton shumë”, ka thënë ai për Panorama.
Më pas e ka përshkruar golin e tij kundër Spanjës: “Unë në atë ndeshje i kam shënuar një gol nga 40 metra Spanjës dhe kam qenë kapiten. T’i shënoje Andoni Zubizarretas ishte pak e vështirë dhe prandaj golat me të tilla ekipe kanë vlera të mëdha individuale”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPas rigoN, edhe juanflatroo konfirmon largimin nga ekipi
Xabi Alonso ka në mendje klubin e ardhshëm pas vitit 2024
Dy lojtarët që Flick i dëshiron te Barcelona
Zbulohen detaje tjera të kontratës së Hansi Flick me Barcelonën
Shpërbëhet Guild Eagles, largohen nga organizata Guild - edhe rigoN njofton largimin nga ekipi
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Vuçiq: Sonte përfundoi karriera ime
Hovenier: Njohja reciproke është qëndrim i administratës Biden, por s’mendojmë se do të ndodhë tani
Gjashtë lojtarë të Barcelonës që mund të mos kenë të ardhme nën drejtimin e Hansi Flick
Vetëm një shtet i BE-së votoi kundër rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë
Man City e sheh ish-lojtarin e tyre si zëvendësuesin perfekt të Guardiolas
Skena të shëmtuara pas finales Trepça-Ylli: Përleshje në palestrën "Minatori" - theren dy persona