LAJMI I FUNDIT:

Takimi i parë i foshnjës me pediatrin

Takimi i parë i foshnjës me pediatrin

Pas kaq shumë muajsh pritje, më në fund po mbani foshnjën në krahë! E gjithë frika dhe ankthi i përkasin të shkuarës… është shumë e rëndësishme për beben, të përcaktoni vizitën e parë tek pediatri për ta kontrolluar atë që në ditët e para pas lindjes.

Vizita e parë tek pediatri, përveç ekzaminimit të bebes, përfshin edhe informacion për pikat më poshtë:

• Vaksinimi: nuk do të bëni vaksinë gjatë kësaj vizite. Vaksina e parë do të bëhet në moshën 6 muajsh, në rast se nuk ka nevojë të veçantë të nisë që prej lindjes, në rast se nëna është bartëse e Hepatitit B (HbsAg pozitiv), ose për shkak të lindjes para kohe duhet të vaksinohet për mbrojtje kundër virusit respirator sincitial (Synagis).


• Sjellja: bebet mund të shikojnë e të dëgjojnë që prej lindjes. Ato mund të shohin në një distancë fytyrë me fytyrë (10-30 cm). Është ide e mirë të flasësh me beben nga një distancë shumë e afërt. Bebja jote mund të të buzëqeshë spontanisht (mos prit të reagojë bisedave të tua). Lemza, teshtitjet dhe rënkime të lehta janë normale në këtë moshë.

• Lëvizjet e zorrëve: zakonisht foshnjat që ushqehen me gji kanë shumë lëvizje të zorrëve (po aq sa janë dhe vaktet e tyre), ndërsa kur ushqehen me qumësht formulë janë edhe më të pakta. Ngjyra e jashtëqitjes varion dhe përbërja e saj mund të jetë nga kremoze në e fortë.

• Kërthiza: zakonisht kërthiza pritet të bjerë në 10-15 ditë. Përpiqu ta mbash atë të pastër. Pastroje mirë me fashë të lagur me alkool; 3-4 herë në ditë në bazën e kërthizës. Mos u shqetëso nëse shikon pak gjak. Gjithsesi shqetësohu nëse mban erë të keqe. Për ditët e para, përpiqu të mbash pelenën poshtë kërthizës duke e palosur atë.

• Kujdesi për lëkurën: lëkura e të porsalindurve mund të jetë e thatë dhe pak si e plasaritur kryesisht në duar dhe në këmbë, këshillon Babylino. Nëse lëkura e bebes mund të bëhet shumë e thatë dhe e plasaritur, përdor vaj për bebe ose krem hidratues, duke ndjekur udhëzimet e pediatrit.

what-happens-baby-first-checkup-2160X1200

Simptoma që duhen raportuar tek pediatri

Duhet të kontaktoni pediatrin nëse jeni të shqetësuar për diçka, ose nëse diçka si më poshtë mund të shfaqet:

• Vjellje pas çdo vakti ose vjellje të forta si predhë.
• Skuqje nga pelena që nuk shërohet me përdorimin e kremit të posaçëm pas disa ditësh.
• Gjak në feçe.
• Ndryshim në sjelljen e bebes, në gjumë, pa dëshirë për të ngrënë dhe qarje të pazakonta e këmbëngulëse.
• Më pak se 5-6 pelena të lagura.
• Aromë e keqe nga kërthiza.
• Zverdhje e fortë e lëkurës apo zbardhje e syve (verdhëz).
• Skuqje, ënjtje dhe sekrecione të verdha nga sytë.
• Temperaturë mbi 38ο C.

Blog-93-ThinkstockPhotos-151907778760500

/Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

U zgjodh gruaja më e bukur në botë, për një detaj hyri në histori

Femra
Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Adriana Lima në një veshje në të cilën rrallë e shohim! Ajo u shfaq me një mantel dhe me çizme gome

Moda
Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Modeli i patejkalueshëm i çizmeve është i njohur edhe këtë sezon dhe ja si mund t'i kombinoni gjatë vjeshtës

Moda
Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Sa fiton Kate Middleton: Pasuria e Mbretëreshës së ardhshme, është ende larg burrit të saj

Femra
Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Nicole Kidman aplikoi një truk që i bën kombinimet monotone të dimrit kaq mbresëlënëse

Moda
Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Sa shpesh dhe sa shumë ushqim duhet t'i japësh fëmijës nën moshën pesë vjeç. Çfarë prindërit duhet të dinë

Këshilla për prindër
Kalo në kategori