LAJMI I FUNDIT:

Lukaku: Kur flet Henry, vetëm e dëgjoj

Lukaku: Kur flet Henry, vetëm e dëgjoj

Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, ka lëvduar ndikimin e zëvëndës-trajnerit të kombëtares, Thierry Henry, duke thënë se ai po mëson shumë nga legjenda e Arsenalit.

Lukaku ishte një prej realizatorëve në fitoren 4-0 ndaj Bosnjës dhe ai thotë se po e ndihmon shumë Henry.

“Mendoj se ai (Henry) më mëson shumë. Ai është shumë direkt me mua”.


“Unë e di se po bëj mirë, kur unë bëj diçka keq ai më thotë po ashtu. Unë jam shumë i kënaqur me ndihmën për mua këtu”.

“Mendoj se po na ndihmon shumë sulmuesit që të kemi koncentrim më të madh në fushë. Kur ai flet të gjithë e dëgjojmë”, u shpreh Lukaku. /Telegrafi/