LAJMI I FUNDIT:

Turqia barazon si vendas kundër Ukrainës (Video)

Turqia barazon si vendas kundër Ukrainës (Video)

Turqia ka barazuar në kuadër të Grupit I të kualifikimeve të botërorit Rusia 2016.

Kombëtarja turke ka zhgënjyer tifozët e tyre në stadiumin e Konyasporit duke barazuar me rezultat 2:2 kundër Ukrainës.

Mysafirët shënuan dy gola për tre minuta, përkatësisht në të 24-në dhe 27-të të takimit, Fillimisht, Andriy Yarmalenko konkretizoi prej penaltisë, ndërsa rezultatin e dyfishoi Artem Kravets, transmeton Telegrafi.


Por, pjesa e parë përfundoi me golin e shënuar prej Ozan Tufan, i cili zbuti epërsinë e ukrainasve në sekondat e fundit të 45 minutshit të parë.

Megjithëse te dyja kombëtaret u munduan të gjenin rrugën e golit në pjesën e dytë, rrjetat e ekipeve respektive heshtën deri në minutën 81-të të ndeshjes.

Ishte Hakan Calhanoglu, ai i cili vulosi rezultatin 2:2 përfundimtar pas konkretizimit të penaltisë.

Në këtë grup, Kosova pësoi humbje me rezultat 6:0 kundër Kroacisë, ndërsa Islanda triumfoi 3:2 kundër Finalndës.

Pas kësaj, Turqia mbetet në pozitën e katërt me dy pikë, po aq pikë sa ka edhe në vendin e tretë Ukraina.

Kroacia kryeson grupin me katër pikë, po aq sa ka edhe Islanda, ndërsa Kosova mbetet në vendin e fundit. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=8hwabwJJ39E

https://www.youtube.com/watch?v=Vc0n84bmXl4

https://www.youtube.com/watch?v=KRwxN-56NTY

https://www.youtube.com/watch?v=xnDxhbcTdl8