LAJMI I FUNDIT:

Liberal-Demokratët e Maqedonisë kritikojnë Ministrinë për vetëqeverisje lokale

Liberal-Demokratët e Maqedonisë kritikojnë Ministrinë për vetëqeverisje lokale

Në një konferencë shtypi të Partisë Liberal-Demokratike thuhet se në Maqedoni ka dallime gjithnjë e më të mëdhaja ekonomike të rajonit të Shkupit dhe atij të Pellagonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kësaj partie, faji bie mbi Ministrinë për vetëqeverisje lokale dhe Bironë për zhvillim rajonal të cilat, sipas kësaj partie, e kanë për detyrë baraspeshimin e zhvillimit të qëndrueshëm në tërë teritorin e Maqedonisë.

Kjo parti deklaron se rroga mesatare në Pellagoni është për 25% më e ulët se ajo në Shkup, pastaj BPB-ja është për 40% më e ulët, rajoni i Shkupit ka 7.5 herë më shumë investime bruto, 6.5 herë më shumë banesa të ndërtuara dhe rroga në Shkup është rritur për dyfish më shumë se sa në Pellagoni./Telegrafi/