LAJMI I FUNDIT:

Të gjendet konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

Të gjendet konsensus për pikat kontestuese të demarkacionit

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka ftuar koalicionin qeverisës ta pranojë se demarkacioni me Malin e Zi është gabim dhe të mundësojë që kjo çështje të kthehet në pikën zero.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Limaj ka thënë se ekspertët pro këtij varianti të demarkacionit dhe ata që janë kundër duhet të ulen dhe t’i diskutojnë pikat kontestuese të këtij procesi.


Limaj ka theksuar se për këtë çështje, fillimisht duhet të ketë një pajtim të brendshëm, pastaj të kërkohet nga Mali i Zi rishikimi i kësaj marrëveshje.

“Ajo çfarë ne po kërkojmë është të bisedohet për pikat kontestuese të demarkacionit, që janë ofruar argumente të mjaftueshme nga ekspertët e pavarur, të cilat pika nuk janë në rregull. Pra, të ulen ekspertët për dhe kundër këtij varianti të demarkacionit, ta bëjnë një analizë të mirëfilltë dhe t’i nxjerrin përfundimet e sakta, që pastaj kur të vijë kjo çështje në Kuvend, deputetët të mos kenë asnjë dilemë për demarkacionin”, ka thënë Limaj.

Lideri i Nismës nuk e sheh problem rinegocimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, ani pse ky shtet tashmë e ka ratifikuar në Kuvend këtë marrëveshje.

“Nuk besoj se paraqet ndonjë problem. Nëse ky proces ka pasur gabime, ato duhet të korrigjohen. Por, fillimisht debatin për këtë çështje duhet të mbyllim brenda nesh, pastaj të kërkojmë nga Mali i Zi që të ulemi dhe ta rishikojmë këtë marrëveshje dhe t’i përmirësojmë ato gabime që janë bërë. Nuk e shoh këtë si problem, sepse as Mali i Zi nuk është i interesuar për asnjë centimetër të Kosovës. Pra, ky shtet nuk ka pretendime territoriale ndaj Kosovës, sikurse askush në Kosovë nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Malit të Zi”, ka thënë Limaj.

Limaj nuk ka dhënë përgjigje të prerë nëse do t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit Mustafa, i cili ka paralajmëruar se do të ndodhë një takim me liderët e të gjitha subjekteve politike për çështjen e demarkacionit.

“Ka një muaj kur është paralajmëruar një takim i tillë, por deri më tani nuk ka asnjë lëvizje, as nga kryeministri e as nga askush prej koalicionit qeverisës. As unë tani nuk kam ndonjë përgjigje për pyetjen tuaj, derisa nga koalicioni qeverisës nuk ka pasur asnjë hap në këtë drejtim”, ka thënë Limaj, i cili e ka ftuar Qeverinë të heqë dorë nga arroganca dhe të reflektojë sa i përket versionit aktual të demarkacionit me Malin e Zi.

Limaj ka theksuar se riprocedimi në Kuvend i variantit të tanishëm të demarkacionit me Malin e Zi është thjesht riciklim i krizës së panevojshme në vend.

“Koalicioni qeverisës nuk i ka pasur votat për këtë çështje më 1 shtator. Ky variant i demarkacionit me Malin e Zi ka rënë. Qeveria tani duhet të reflektojë dhe të gjendet një zgjidhje. Kjo është ajo çfarë po presim ne. Çdo gjë tjetër është shprehje e arrogancës, shprehje e gatishmërisë për ta trazuar vendin pa pasur nevojë. Për çfarëdo trazimi përgjegjësia i bie këtij koalicioni qeverisës në qoftë se insiston në variantin e njëjtë të demarkacionit”, ka deklaruar Limaj, duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme gjithmonë kanë qenë të nevojshme. “Edhe pa këtë çështje Kosova ka pasur nevojë për zgjedhje të lira. Sa më shpejt që mbahen zgjedhjet, aq më mirë do të jetë për të dalë nga kjo krizë”, ka thënë Limaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë

Lajme
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare

Drejtësi
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve

Lajme
Kalo në kategori