LAJMI I FUNDIT:

Butrinti vjen në bashkëpunim me Elinel (Foto)

Butrinti vjen në bashkëpunim me Elinel (Foto)

Këngëtari Butrint Imeri është shumë i pëlqyer nga mosha e re, dhe thuajse të gjitha projektet e tij të fundit kanë qenë të suksesshme.

Së fundmi këngëtari ka bërë të ditur se shumë shpejt do të vijë me një projekt të ri, bëhet fjalë për një bashkëpunim me reperin Elinel.


Butrinti ka publikuar sot (e martë) në llogarinë zyrtare në Instagram disa fotografi përmes së cilave ka paralajmëruar këngën e re, e cila po punohet nga Cricket Beats.

Kënga pritet të jetë një tjetër sukses i radhës për artistët, gjersa do të publikohet javën e ardhshme nga AVD Digital.

Ndërkohë Elinel ka pak ditë që ka publikuar bashkëpunimin e tij me 2po2, këngën “Hipokrit” e cila që në daljen e parë është pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BLJfbVqAkdF

https://www.instagram.com/p/BLJfaatAPZi

https://www.instagram.com/p/BLJfZf7Azql