Dëmtimi i Armando Sadikut dhe Rej Manajt ka rikthyer në ekipin kombëtar sulmuesin Edgar Çani.
Është kjo zgjedhja e fundit që ka bërë trajneri Gianni De Biasi 48 orë përpara takimi të radhës eliminator kundër Lihtenshtejnit dhe atij kundër Spanjës të dielën.
Pasi u konfirmuar mungesa e dy sulmuesve që po bëjnë mirë me skuadrat e tyre, italiani që drejton pankinën kuqezi e kishte të nevojshëm të paktën edhe një sulmues tjetër për dy ndeshjet e radhës. Me Gashin e refuzuar në grumbullim, me arsyetimin që duhet të bëjë një udhëtim të gjatë nga SHBA, De Biasi ka parë të arsyeshëm rikthimin e Çanit, transmeton t.ch.
Çani ishte pikërisht zbulimi i De Biasit në pankinën kuqezi, kur në debitimin e tij me fanelën kuqezi, ndaj Gjeorgjisë në 29 shkurt 2012 shënoi gol. Më pas Çani do të shënonte edhe 3 gola të tjerë në kombëtaren, me të cilën nuk është grumbulluar që prej viti 2014.
Aktualisht, Çani është pjesë e skuadrës së Piza-s në Lega Pro.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251