Avokati i Nehat Thaçit, drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, që u arrestua në Serbi me akuzën për, siç thuhet, ‘terrorizëm’, Sead Spahoviq, i tha Radios Evropa e Lirë, se “Thaçi nuk është marrë në pyetje dhe ai nuk e di as se për çfarë akuzohet”.
Spahoviq, i cili e ka vizituar Thaçin në paraburgim në Nish, tha se “problemi qëndron në faktin se po vazhdon një debat ndërmjet Nishit dhe Beogradit se cila prokurori është “kompetente për rastin në fjalë”, përderisa ‘një person vazhdon të mbahet në paraburgim”.
Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, Nehat Thaci, u arrestua nga mesi i javës së kaluar në vendkalimin kufitar të Konçulit, ndërmjet Kosovës e Serbisë, me akuzën, siç thuhet “të kryerjes së veprave të terrorizmit”.
Një Gjykatë në Nish, më 30 shtator i shpalli masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
Avokati i Thaçit, tha se bazuar në shkresat e ofruara “prapa gjithë kësaj ngjarjeje qëndron një gjykatë në Prishtinë, e cila atje as nuk ekziston; përmendet gjykata e qarkut në Prishtinë, prokurori publik në Prishtinë, drejtoria e policisë në Prishtinë, dhe bëhet fjalë për vitin 2006”, por thotë Spahoviq, “është e qartë se janë një lloj ‘i para organeve fantome’ që në fakt janë në Nish dhe ‘aktrojnë drejtësinë në Kosovë’”.
“Askush nuk na ka thanë se për çfarë ngarkohet dhe as që i kanë thënë atij. Por kemi parë nga letrat, me të cilat gjykatësi i ka shpallë masën e paraburgimit; ai perifrazon se për çfarë ngarkohet. Ai ngarkohet se ka ardhur në shtëpinë e një personi dhe i ka thënë: ‘Unë jam pjesëtar i organizatës paraushtarake terroriste UÇK’. Kështu shkruan se është prezantuar. Kjo ka ndodhur në Lipjan. Ngarkohet se e ka përzënë këtë familje nga Kosova duke u prezantuar si ‘pjesëtar i organizatës paraushtarake terroriste UÇK’. Kështu shkruan. Ai ndiqet për ‘terrorizëm për veprat e kryera më 1 korrik 1999”, tha avokati Spahoviq.
Sipas tij “kjo procedurë është një ‘relikt i fushatës së harruar kur të gjithë shqiptarët kanë qenë të akuzuar se janë terroristë. Kështu edhe ka mbetur. Është arrestuar me inercion dhe mendoj se drejtësia tani ka një ‘patate të nxehtë në duar’”, tha Spahoviq për Radion Evropa e Lirë.
Më herët gjatë ditës ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni, ka paralajmëruar “dërgimin e një shkrese zyrtare Beogradit me të cilën do të kërkohet lirimi i menjëhershëm nga paraburgimi i drejtorit të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi”, kanë bërë të ditur mediat në Prishtinë.
Ai tha vendimi i qeverisë së Serbisë për masën e paraburgimit prej 30 ditësh, është bërë “mbi rekomandim politik”, që sipas tij ‘është e papranueshme’. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles