LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi, Veselit: Nëse ke informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, trego kush ishin themeluesit?

Krasniqi, Veselit: Nëse ke informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, trego kush ishin themeluesit?

Zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili sot gjatë ditës tha se celulat e para të UÇK-së janë formuar në Fakultetin Juridik të UP-së. Reagimin e Krasniqit, të postuar në profilin e tij në Facebook, mund ta lexoni të plotë më poshtë.

Veseli: Nga amfiteatri i Juridik kanë filluar celulat e para të UÇK-së
Lexo po ashtu Veseli: Nga amfiteatri i Juridik kanë filluar celulat e para të UÇK-së

“KU JANË FORMUAR CELULAT E PARA TE UÇK-SË?

Reagim ndaj deklaratës së Kryetarit te Kuvendit para studentëve te Juridikut


Jakup Krasniqi

Kulla e Jasharëve ka një rëndësi të veçantë për historinë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për historinë më të re të Kosovës. Në kullën ku u themelua de facto UÇK-ja ndonëse de jure ajo u emërua jashtë atdheut, mysafirë të shpeshtë ka pasur përfaqësues nga Llapi, Drenica, Dukagjini, Llapusha e Drinia etj .

Lindja e këtij organizmi politik e ushtarak u bë krejt në mënyrë të natyrshme, pa bujë, pa konferenca shtypi, pa storie filmike e incizime në celoluidë. Ndodhte kështu, se themeluesit e UÇK-së, qëllim paqësor e të vetëm kishin çlirimin e bashkimin e kombit e jo rrahagjoksin për përfitime familjare e klanore si ndodhi pas luftës çlirimtare.

Është në nderin e secilit qytetar te Kosovës që mos ta mohoj dhe as të dezinformoi për Ushtrinë Çlirimtare te Kosovës!

Historinë e re te Kosovës asnjë individ me “peshë” a po peshë politike, nuk mund ta rishkruaj sipas interesave personale të askujt!

E aq më pak ta rishkruaj neper katedra te fakulteteve të ndryshme.

Kryetari i Kuvendit nëse ka informata se UÇK-ja është formuar në Fakultetin Juridik, do të duhej t’i tregon opinionit themeluesit e saj. Kjo do të ishte me interes për opinionin publik e shkencor”, ka shkruar Krasniqi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Duke shkuar me veturë te mjeku pëson sulm kardiak, vdes një person në Suharekë

Kronika e Zezë
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK njofton vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Lajme

"Cep më cep", LVV takon gratë dhe vajzat në Podujevë

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Ferizaj, kërkon ndihmë nga qytetarët për arrestimin e tij

Kronika e Zezë
Kalo në kategori