LAJMI I FUNDIT:

Ambasadori italian: Transformimi i FSK-së duhet të jetë i përgatitur dhe i koordinuar

Ambasadori italian: Transformimi i FSK-së duhet të jetë i përgatitur dhe i koordinuar

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK), Haki Demolli priti në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Republikën e Kosovës, Piero Cristoforo Sardi, i shoqëruar nga atasheu i Mbrojtjes i akredituar për Kosovë, kolonel Franco Galletti.

Në takimin e përbashkët të ministrit Demolli dhe ambasadorit Sardi, u bisedua për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Republikës së Kosovës dhe asaj të Italisë, për fushat e bashkëpunimit, për identifikimin dhe konkretizimin e aktiviteteve si dhe vazhdimin e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.


Ministri Demolli, duke i uruar ambasadorit italian detyrën e re, i shprehu edhe besimin se bashkëpunimi me Ambasadën italiane do të vazhdojë dhe do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen, dhe përmes saj edhe me shtetin, qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura të Italisë.

Ministri Haki Demolli, u shpreh se ashtu si deri më tani edhe në të ardhmen, pret që shteti i Italisë të bëjë hapa përpara në drejtim të arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit në fushën e sigurisë ndërmjet dy vendeve, e gjithashtu edhe mbështetje për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura.

Ministri Demolli theksoi bashkëpunimin e mirë me KFOR-in, duke falënderuar në veçanti Kontingjentin italian në kuadër të Trupave Paqeruajtëse, për shërbimin në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Nga ana e tij, ambasadori i Italisë, Sardi u shpreh se Italia vazhdon ta sheh Republikën e Kosovës si faktor stabiliteti në regjion dhe se është e interesuar që ta mbështes në rrugën e saj të zhvillimit.

Më tej, sa i përket transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, ambasadori Piero Cristoforo Sardi,  tha se “transformimi duhet të jetë i përgatitur dhe i koordinuar”, duke përmendur këtu edhe nevojën e konsensusit të të gjitha partive politike në Kuvendin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Skema e re sociale, tri fazat që duhet kaluar një familje për të përfituar ndihmën financiare nga shteti

Mirjeta Hajzeraj
Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Dëshmia e diplomatit austriak në Hagë: Nuk dinim për strukturën e UÇK-së më 1998, amerikanët e cilësonin si të shpërndarë

Drejtësi
Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Pse s'po e njeh Spanja Kosovën?

Lajme
Mbërrin në Durrës anija turistike

Mbërrin në Durrës anija turistike "Seaborne Quest", 450 turistë nga 22 vende të ndryshme të botës vizitojnë Shqipërinë

Lajme
Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Diplomati austriak nis dëshminë në Hagë, ZPS thotë se është takuar me katër të akuzuarit gjatë luftës në Kosovë

Drejtësi
Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Kurti e Sarrazin flasin për zbatimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë mes Kosovës dhe Bosnjës e Hercegovinës

Lajme
Kalo në kategori