“Qeveria e Kosovës do të sillet në të ardhmen në mënyrë reciproke, nëse Qeveria e Serbisë vazhdon më arrestimin e oficerëve të lartë të shtetit të Kosovës apo të zyrtarëve të lartë”, ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Ministri Hoxhaj e cilësoi si “akt të papranueshëm arrestimin e drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi” dhe njëkohësisht theksoi se po bëhen përpjekje të shtuara për lirimin e tij.
Drejtori rajonal i Policisë së Kosovës, për Mitrovicën Jugore, Nehat Thaçi, u ndalua të enjten e kaluar në vendkalimin e kufitar në Konçul, mbi bazën e një fletarresti të Serbisë për, siç thuhet, veprën penale të terrorizmit.
Një gjykatë në Nish, një ditë më vonë i shqiptoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh.
“Kjo duhet të kuptohet në një rrafsh më të gjerë; Serbia ka zgjeruar gamën e provokimeve në raport më Kosovën dhe në raport më rajonin; prej zhvillimeve që po ndodhin në Republika Serpska në referendumin atje (në Bosnje dhe Hercegovinë) e deri tek ndërhyrjet më të shpeshta edhe shumë dimensionale qoftë në Kosovë, qoftë në vendet tjera të rajonit. Kjo për ne është e papranueshme”.
Autoritetet në Prishtinë thanë se kanë kërkuar që çështja “Thaçi” të adresohet në dialogun që po zhvillohet në Bruksel, megjithëse BE-ja ende nuk ka dhënë asnjë qëndrim për arrestimin e drejtorit të Policisë së Kosovës.
Ministri i Jashtëm Hoxhaj tha se Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga faktori ndërkombëtar që të bëhet presion mbi Beogradin zyrtar.
“Deri më tani ka pasur disa komunikime dhe kemi lutur partnerët tanë ndërkombëtar që të ushtrojnë presion mbi Serbinë, pasi është e papranueshme dhe e pakuptueshme, kur të dy shtetet janë në proces të normalizimit, dhe dikush mund të arrestohet dhe të vendoset në paraburgim më akuza të paqena dhe në formë të një përndjekjeje politike”.
Në anën tjetër, analisti i çështjeve politike, Artan Muhaxhiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë, arrestimin e zyrtarëve të Kosovës, e quan provokim dhe shantazh të autoriteteve serbe.
Dhe për provokimet e tilla, thotë ai, Qeveria e Kosovës është dashur të ndërpres menjëherë bisedimet që po zhvillohen në mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar në Bruksel, deri sa të lirohet Nehat Thaçi.
“Është krejtësisht i papranueshëm reagimi i vakët, jo profesional dhe jo shtetëror i përfaqësuesve të qeverisë së Kosovës. Pra, është e turpshme, se çfarë qasje indiferente dhe neglizhuese ka Qeveria e Kosovës ndaj kësaj praktike e cila e ofendon shtetin, qytetarët dhe të gjitha institucionet e Kosovës, sepse tregon se Serbia kur do mund të bëjë provokime të tilla dhe Kosova nuk do të reagojë në mënyrë të duhur”, ka thënë Muhaxhiri.
Muhaxhiri ndërkaq ka theksuar se një dozë të fajit për këtë çështje ka edhe Bashkimi Evropian.
“Një pjesë të madhe të fajit e ka edhe Brukseli, sepse si zakonisht i mbyll sytë para akteve të tilla të Serbisë, duke e minimizuar peshën e tyre. Aktet e tilla e minojnë çdo shpresë dhe dialog të frytshëm për një përmirësim të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, synim ky kryesor i Brukselit” .
Një numër i zyrtarëve të lartë të Kosovës, përfshirë edhe ata partiakë, bazuar në njoftimet e autoriteteve në Prishtinë, janë ndaluar në të kaluarën, siç është thënë, në qendra të ndryshme në Evropë, mbi bazën e flet-arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Republika e Serbisë. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes
Dy gra në Kaçanik raportojnë se janë dhunuar nga i njëjti person, arrestohet i dyshuari
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje
Një grua humbi jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë, Policia po heton rastin
Lëndohen katër policë në Gjilan, i dyshuari nuk iu ndal Policisë dhe gjatë ikjes goditi disa herë veturën policore
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?